TIRANË- Me 3 vota kundër, Komisioni i Ligjeve ka kthyer një tjetër dekret të Presidentit Ilir Meta, duke thelluar kështu përplasjen institucionale në vend. Kështu në mbledhjen e sotme, u kthye ligji për pushtetin vendor, ku nuk kanë munguar debatet mes Bashkim Finos, relatorit të çështjes dhe këshilltarit ligjor të Metës, Bledar Dervishaj.
Deputeti i PS-së, Fino tha se mënyra se si është ndërtuar relacioni i ktimit në parlament të ligjit, është ndërtuar krejtësisht kundër tij.
"Më vjen keq se në të gjithë relacionin po vërej me keqardhje se i gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Mesa duket presidenti e paska personale. Nëse ju e keni personale më thoni që kam relator kushtetues. Presidenti i nderuar ka qenë 4 vjet kryetar kuvendi dhe i di shumë mirë procedurat/ Në komision ka një relator. Edhe komisioni dhe relatori bëjnë ndryshimet e nevojshme. Këtë praktikë e ka ndjekur Meta, po e ndjek dhe unë. unë jam relator kushtetues Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrëzojmë dekretin e presidentit për këto nene", tha Fino.
Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidentit para deputetëve në Komision tha se me ndryshimet në këtë ligj, i krijohet një kompetence e re e autoriteteve vendore.
Presidenti ktheu ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore’, kryesisht nenet që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronës më 16 korrik. Në argumentin e tij, Meta tha se ndryshimet ligjore në nenin 54-55 të ligjit nr. 139/2015 janë të pajustifikuara pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarrjet e Këshillave Bashkiake nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimit të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor.
Komente

