TIRANË-Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar sot një seancë dëgjimore me dy kandidatët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në seancë ndodhen vetëm deputetët e PS, pasi anëtarët e PD dhe LSI kanë bojkotuar sërish këtë komision.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë se krerët e grupeve parlamentare janë informuar, por sipas tij, kanë zgjedhur të mos sjellin propozime.

Dy kandidatët e PS për anëtarë në KQZ janë Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitr, të cilët zëvendësojnë në këtë Komision, Vera Shtjefnin dhe Hysen Osmanin.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se në Komision, Skënderi është shprehur se një mandat i plotë do i jepte më shumë mundësi për të vepruar si jurist në KQZ.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve

Ulsi Manja: Këto dy kandidatura do të zëvendësojnë Vera Shtjefnin dhe Hysen Osmani që iu ka mbaruar mandati.

Taulant Balla: Kryetari i Kuvendit ka informuar të 4 kryetarët e grupeve parlamentare. PS si parti me numrin më të madh të vendeve të shumicës propozojmë zëvendësuesit e Shtjefnit dhe Osmanit të cilët mbanin një mandat si përfaqësues të shumicës në kohën që janë zgjidhje. Prita që përfaqësuesit e partive të tjera të sillnin kandidaturat. Kanë përfunduar të gjitha afatet. Do të kenë vendosur ndoshta të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre

Bledar Skenderi: Kam patur mandat plotësues. Një mandat i plotë do të më plotësonte si jurist. Mendojmë që edhe në zgjedhjet e ardhshme të rrisim standardet e procesit zgjedhor.

Bledar Skënderi, kandidat për anëtar në KQZ gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve