Ligjet 'shuplakë' KQZ-së: E paaftë të hetonte lobimet e PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kritikua sot nga deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve, të cilët e cilësuan të paaftë për të hetuar paratë e shpenzuara nga Partia Demokratike, të cilat kanë burime të dyshimtë, e mediat amerikane nxorën në sipërfaqe lidhje me kompani ruse.

 “KQZ ka qenë e paaftë të marrë vendim për një akt të njohur botërisht. Është kapur me presh në duar një parti e një lider që nuk justifikojnë paratë e përdorura për lobim. Nuk mund të përkëdhelim një institucion që nuk e ka bërë detyrën, duhet ta shënojmë në rezolutë dhe t’ia lëmë shënim për këtë vit” u shpreh Alket Hyseni Deputet i PS.

Në rezolutën e miratuar për këtë vit, KQZ-së i kërkohet të forcojë rolin kontrollues mbi mënyrën se si partitë i shpenzojnë paratë. “I kërkojmë KQZ-së që të lidhë marrëveshje brenda e jashtë vendit me agjenci partnere për të forcuar kontrollin e shpenzimeve financiare të partive” tha Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë