Gjatë diskutimit në parlament të ligjit 7501, në 7 korrik të vitit 1991, deputetët kanë akuzuar dhe familjen “Hoxha për përfitimet personale. Ndërsa në lidhje me pronat janë dhënë propozime nga zhdukja e tapive të vjetra, deri në kthimin e pronës te i zoti.

Thoma Miço
Sa do të jetë sipërfaqja e tokës pas ndarjes? Mendoj se duhet të ketë një të mesme, pa shumë diferenca në madhësi, dhe kjo realizohet mbi bazën e unifikimit të tokës arë, pemë, ullishtë, vreshta, dhe të gjykohet jo për sipërfaqe të barabarta, po për nivel të ardhurash të barabarta. Rëndësi ka që këto llogaritje të bëhet në bazë të frymëve.