Ligji Anti-Mafia/ SPAK hetim pasurie deputetit Rahman Rraja dhe nipave të tij të arrestuar si 'koka' të grupit të kokainës në Europë

Pas goditjes së grupit kriminal që drejtohej nga shqiptarët për trafik kokaine në Belgjikë, Gjermani, ku ranë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, si dhe janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro, SPAK ka nisur hetim pasuror për disa prej të arrestuarve.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se SPAK regjistron hetim pasuror sipas ligjit antimafia ku do verifikohen një sërë pasurish. Në "sitë" do të jenë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës, të arrestuar nga operacioni ndërkombëtar antidrogë.

Report tv mëson se verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rahman Rraja si person i lidhur me dy të dyshuarit si drejtues të grupit.

Në harkun kohor të 3 viteve nisur nga 2018 këtij grupi iu sekuesteua 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. SPAK do t'u kërkojë bankave, hipotekës, agjensive të transfertave të dhëna për trasaksione ndër vite.

Verifikimet për pasurinë e deputetit do të bëhen në zbatim të ligjit antimafia si person i lidhur me të arrestuarit pasi Ramazani ishte nipi i tij. Kërkesat për verifikim nisin nga sot, ndërsa SPAK thotë se për çdo pasuri të pajustifikuar do kërkohet sekuestro e konfiskim. 

Ligji antimafia ka një eksperiencë, kronologji dhe një standard juridik. Në filter kalojnë të gjithë personat, ndonëse automatikisht nuk ka asnjë vepër penale. Në rast se përgjatë procesit do të gjenden shkelje dhe nuk justifikohet pasuria, atëherë do t'u sekuestrohet.

Ramazan Rraja, nipi i Rahman Rrajës, është një personazh i njohur, por deputeti më herët ka thënë se s'ka asnjë njohuri lidhur me aktivitetin e tij, ndërkohë që presim nëse do të ketë një reagim për zhvillimet e fundit.

Nga operacioni i fundit janë arrestuar Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Të arrestuarit të cilët mendohet se janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal janë kapur jashtë Shqipërisë.

Operacioni “ATOS” është vazhdim i atij “Paraguaj”, ku më herët ishin prangosur 10 shqiptarë të tjerë, nën akuzat për trafik lëndësh narkotike. Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar "Paraguaj", si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë. Në total nga të dyja këto operacione droga e sekuestruar shkon në 1.2 tonë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laci: 23/12/2020 16:17

    Po ky rrahmani si nuk paska turp,,si rri akoma deputet e nuk jep doreheqjen,,i gjithe fisi e familja me krime e ne burgje...

    Përgjigju
  • Gupta: 23/12/2020 10:10

    Kryemunistri e mbrojti rrahamnin kur dhali vet kishte probleme. Bile e etiketoi njeri te ndershem.

    Përgjigju
  • Robshi: 23/12/2020 09:52

    Asgje e re nga fronti i rilindjes...

    Përgjigju
  • Miku: 23/12/2020 09:38

    Jam i sigurt do jete i pafajshëm sipas merimangave te gjykatave

    Përgjigju
  • Eri: 23/12/2020 09:21

    Bravo SPAK se Rrahman Rrahja i jep kokaine falas ndonje ministri te qeverise.Besoj se policia i ka informacionet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër