TIRANE - Ligji I shërbimit të jashtëm  rikthen debatin në komisionin e jashtëm pas kthimit të tij  në kuvend nga presidenti I republikës. Sipas nënkryetarit te komisionit Aldo Bumçi ligji shënon hapa mbrapa ndërsa e politizon më tej shërbimin  diplomatik.

Ndonëse kryetarja  e komisionit  Arta Dade edhe gjatë diskutimit në fillim të ligjit ka shprehur rezerva për këtë ligj tha se nuk mund të ketë totalisht hapësira për politizimin e  shërbimit diplomatik, por do të jenë 10 ditë kohë në dispozicion për tu negociuar ndryshimet e nevojshme.
 
Sipas  deputetit të maxhorancës  dekreti i presidentit Nishani nuk është I argumentuar  ndërsa deputeti demokrat Eduart Selami i kërkoi ministrit Bushati të rishikojë qëndrimin për këtë ligj.
 
Ndërkaq komisioni  kërkoi sqarime ministrisë së  jashtme mbi situatën në Maqedoni.
 
 Më pas mbledhja  u zhvillua me dyer të mbyllura për të diskutuar  rreth kësaj ngjarje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)