TIRANE - Ligji antiduhan, i cili pritet të nisë zbatimin e tij në vjeshtën e këtij viti, do të jetë tepër i rreptë si për drejtuesit e institucioneve shtetërore, subjekteve private por edhe për vetë individët. Kështu të gjithë ata persona të cilët do të konstatohen duke pire duhan, qofshin këta edhe të papunë, gjoba do u vilet nga skema e ndihmës ekonomike.
Sipas zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, çdo gjobë e vënë do të vilet, sepse është titull ekzekutiv dhe përveç subjekteve të tatueshme që nuk mund të shpëtojnë prej saj edhe individi që shkel ligjin. Individi do të gjobitet në bazë të kartës së identitetit dhe në rast të mungesës së saj, policia do ta shoqërojë atë. “Ky ligj do të jetë i zbatueshëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Personat kanë kartën e identitetit, do merren të dhënat dhe do bëhet gjobitja e tyre. Do ndiqen rrugët ligjore për ta bërë këtë, pasi nëse janë në punë do identifi kohen dhe do t’u mbahet nga rroga, nëse janë të papunë nga skema e pensioneve, etj. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë”, nënvizon Rrjepaj
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com