TIRANE- Ligji i ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë i jep më shumë kompetenca Ministrit të Drejtësisë për masat disiplinorëve ndaj gjyqtarëve. Konkretisht me këto ndryshime i jepet e drejta Ministrit të Drejtësisë që të dy kërkesa për masa disiplinore, pasi me ligjin aktual ai ka të drejtën e një propozimi. Në relacionin e projektligjit theksohet se: “Në nenin 6, të projektligjit parashikohet se, në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon masën disiplinore të propozuar nga Ministri, ky i fundit mund të propozojë një masë disiplinore me të lehtë.
Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon edhe propozimin e dytë për masë disiplinore më të lehtë, shqyrtimi i procedimit disiplinor mbyllet dhe vendimi i njoftohet gjyqtarit të proceduar disiplinarisht. Parashikimi i mësipërm, aktualisht ekziston në Rregulloren për procedimin disiplinor të gjyqtarëve, të miratuar me Vendimin nr. 137, datë 21.02.2003 të KLD-së, i ndryshuar. Është parë e arsyeshme që ky parashikim të sanksionohet në ligj”. Një nga ndryshimet e tjera i përket kryeinspektorit të KLD-së. Sipas kësaj, inspektorët duhet të paraqesin raportin vjetor në tremujorin e parë të çdo viti lidhur me problematikat, ndërsa vetë KLD çdo dy muaj do të bëj vlerësimin e punës së këtij inspektorati.
“Duke mbajtur në konsideratë detyrat e rëndësishme të ngarkuara nga ligji Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, sidomos në lidhje me performancën e gjyqtarëve, ku vlerësimi bazohet kryesisht në veprimtarinë që kryejnë inspektorët e KLD-së, është e domosdoshme që për këta të fundit, të kryhet vlerësimi profesional dhe etik sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga KLD-ja. Gjithashtu, në funksion të sa më sipër, është parashikuar paraqitja e një raportimi vjetor, para KLD-së, mbi veprimtarinë e tij të vitit paraardhës, në të cilin duhet të gjejnë pasqyrim problematikat e trajtuara dhe rezultatet e punës së inspektoratit. Ky parashikim është bërë me qëllim, rritjen e performancës dhe efikasitetit të veprimtarisë së Inspektoratit si dhe kontrollin e rezultateve të punës së tyre”,- thuhet në draftin e ri.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com