Dhoma e Tregtisë e ka përshëndetur iniciativën e deputetëve të Komisionit të veprimtarive prodhuese për miratimin me mirëkuptim të ndryshimeve në ligjin e menaxhimit të mbetjeve.
Në një deklaratë për shtyp, krei i kësaj dhome, Nikolin Jaka, tha se ndryshimet do të mundësojnë furnizimin e ndërmarrjeve prodhuese të industrisë të ricikluara me lëndë të para për veprimtarinë e tyre duke i vendosur këto ndërmarrje në kushte të barabarta konkurence me ndërmarrjet e tjera të rajonit dhe BE-së.
Sipas tij, pa industri riciklimi në Shqipëri nuk ka mjedis të pastër, ndërkohë që ndryshimet ligjore do bëjnë efiçente qindra milionë euro investime në këtë fushë.
Ja deklarata e plotë
Në emër të sipërmarrjes së prodhuesve përshëndesim inisiativën e deputetëve të Komisionit të veprimtarive prodhuese për miratimin me mirëkuptim të ndryshimeve ligjore në ligjin e menaxhimit të mbetjeve.
Ky ndryshim do të mundësojë furnizimin e ndërmarrjeve prodhuese të industrisë të ricikluara me lëndë të para për veprimtarinë e tyre duke i vendosur këto ndërmarrje në kushte të barabarta konkurence me ndërmarrjet e tjera të rajonit dhe BE-së.
Theksojmë me vendosmëri të bëhet fjalë vetëm për mbetje që konsiderohen lëndë të para dytësore nga të gjtiha vendet e BE-së dhe shprehim keqardhje për identifikimin abuziv të tyre me plehrat për të cilat e gjithë Industria është e vendosur që të mos lejohet importe.
Lejimi i importit të lëndëve të para për riciklimin do të bënte të mundur:
a) fuqizimin e industrisë së riciklimit si hallkë themelore në menaxhimin e integruar të mbetjeve në vend. Pa industri riciklimi në Shqipëri nuk ka mjedis të pastër.
b) Do të vinte me efiçencë qindra miliona Euro investime, me efekt të drejtëpërdrejtë në punësim prej mijë punonjësish, me efekt në GDP prej miliona Euro pjesa më e madhe e të cilave për eksport.
c) Rrit konkurushmërinë e ekonomiksë shqiptare në Rajon.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com