Ligji i Prokurorisë,mediat kundër 
nenit 6, rritet presioni për rrëzim

Ligji i Prokurorisë,mediat kundër <br />nenit 6, rritet presioni për rrëzim
Mediat kryesore në vend kanë pasqyruar dhe reaguan më shpejtësi pas kryeartikullit të Shqiptarja.com, për nenin tjetër që kufizon lirinë e mediave, reflektuar në projektligjin për prokurorinë.

Paragrafi, i cili kriminalizon influencën e papërshtatshme me mjete komunikimi mbi të gjithë prokurorët, zuri në befasi televionet dhe portalet, pasi masa e re ndëshkimore u zbulua dy ditë pas tërheqjes së ligjvënësve nga neni 13 të ligjit për SPAK, i cili kërcënonte gjithashtu gazetarët me burg.


Mediat e kanë interpretuar dhe lexuar me shqetësim përmbajtjen e nenit 6 të ligjit për prokurorinë, ndërsa kanë nisur polemikat dhe presioni për rrëzimin e tij. Nëse për nenin 13, një anëtar i komisionit u shpreh i suprizuar pasi nuk ishte në dijeni, për shkak se nuk ishte diskutuar, neni 6 është miratuar nga komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi.

PD kundër
Partia Demokratike kundërshton nenin 6 të ligjit për prokurorinë, i cili godet gazetarët. Deputeti Oerd Bylykbashi ka paralajmëruar se ky nen nuk ka asnjë shans që të kalojë në Parlament.“Ky nen i ri që vret lirinë e medias nuk ka asnjë shans (as teorik) të kalojë! Opozita do ta kundërshtojë këtë tentativë të re mazhorancës”, tha ai. Sipas Bylykbashit ky nen është hartuar në fshehtësi. “Vesi del me shpirtin thonë... Kjo mazhorancë e ka tmerr lirinë e medias, si eterit e 1944 që i frymëzojnë. Para tre ditësh sollën në komision ligjin për Prokurorinë Speciale të cilin e kishin hartuar në errësirë të plotë, me të cilin media dënohej nëse tentonte të bënte transparencë, duke e quajtur "ndikim të papërshtatshëm"! Opozita dhe media e denoncoi menjëherë. Ai nen nuk kalon! Por këta nuk heqin dorë nga kërcënimi mbi median! Mesa duket, të njëjtin kërcenim e kanë futur tek ligji i prokurorisë së zakonshme; ligj tjetër ky. Edhe këtë e kanë gatuar të vetëm në komision kur u mblodhën para miratimit të amendamenteve kushtetuese, atëherë kur opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gjë tinzare, edhe kjo është bërë në fshehtësi”, tha deputeti i PD.

Luçiano Boçi
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, anëtar i Komisionit të Medias, pohon se tentativat për të ndalur fjalën e lirë kanë lëkundur besimin tek reforma. “"Influencë" apo "ndikim", të çojnë tek i njëjti burim: Tek qëllimi i Ramës për të gjunjëzuar fjalën e lirë. Drejtësia jashtë demokracisë është thjesht një iluzion. Në demokraci nuk mund të ketë institucione apo persona me "imunitet mediatik", çfarëdo emri të kenë SPAK, prokurori apo kryeministri! Tentativat për të ndaluar fjalën e lirë me "ligj", kanë filluar të lëkundin besimin e opinionit tek reforma. Me refuzimin që kërkon t'i bëjë medias reforma në drejtësi ka filluar "të mbajë erë". Kam frikë se do "kutërbojë" më pas! Stop "varjes" së medias e burgosjes së gazetarëve”, shkruan Boçi.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital