Ligji i qeverisë s’ndal maturantët për të zgjedhur mjekësinë, në 'trend’ edhe Bujqësori! Më shumë se 15 mijë maturantë zgjedhin 10 degë

Mbi 15 mijë maturantë, nga 20 mijë gjithsej që kanë shprehur interesin për të ndjekur studimet e larta, kanë plotësuar formularin e 10 preferencave në U-Albania. Afati i fundit i plotësimit është data 3 gusht.

“Kemi ecuri shumë të mirë. Duke pasur parasysh se rreth 20 mijë maturantë janë regjistruar në sistem dhe kanë shprehur dëshirën për të vijuar vitin akademik. Rreth 15 mijë maturantë e kanë bërë zgjedhjen e tyre që do të thotë afërsisht 75% e maturantëve. Është një ecuri shumë e mirë. Ju bëj thirrje maturantëve të tjerë që të vijojnë aplikimin. Edhe nëse e kanë në mëdyshje, mund ta bëjnë aplikimin pasi asgjë nuk i pengon që të bëjnë zgjedhje të mëtejshme”, tregoi Arjan Xhelaj.

Një prej degëve me interesin më të lartë është Universiteti i Mjekësisë, me gjimnazistët që nuk janë ndikuar nga vendimi i Qeverisë për punësimin 5 vite në Shqipëri. Degë të tjera që kanë pasur interes të lartë, thotë drejtori i Drejtori i  Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj janë inxhinieria, teknologjia e informacionit por edhe për degët e universitetit Bujqësor.

“Në sistem janë 653 programe studimi që ofrohen nga universitetet publike dhe private. Nga eksperienca e viteve të kaluara, degët që kanë të bëjnë me shëndetin, teknologjia e informacionit por dhe inxhinieria kanë qenë të preferuarat e maturantëve. Lidhet dhe me tregun e punës sepse kërkesa për punonjës rritet gjithmonë. Me interes është edhe përzgjedhja e maturantëve e universitetit Bujqësor. Kemi rreth 3500 maturantë që kanë aplikuar për të vijuar në një degët e Universitetit bujqësor. Nga shifrat e para që shikojmë, kemi një rritje të interesit”, tha Xhelaj.

Pas kësaj faze, maturantët do të kenë edhe një mundësi të dytë në portalin U-Albania për t’i përshtatur tashmë degët e preferuara me kuotat në universitete.

“Pas datës 3, kalkulohen të dhënat. Maturantët duhet të informohen në Websajte për të parë datat e provimeve se disa degë janë me provim. Në portalin U albania, me datë 27 maturanti mund të shikoje renditjen për të gjithë aplikimin që ka bërë”, përfundoi Xhelaj. 

Renditja përfundimtare e degëve për maturantin do të shpallen me datë 21 shtator. Menjëherë një ditë më pas, nga data 22 deri më 1 tetor, ata mund të regjistrohen në universitete.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë

Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë