Ligji aktual nuk rregullon përgjimin e bisedave, mbikëqyrjen video apo audio, në vende publike apo private. Ligji nuk përcakton natyrën e veprës penale e cila bëhet shkak për përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes.
Madje nuk përcaktohet as në Ligjin e Policisë së Shtetit dhe në asnjë ligj tjetër që ka lidhje me çështjen.
Ligji nuk shprehet për fushën e tij të veprimit dhe nga ana tjetër qëllimi i tij është i gjerë dhe i paqartë “për zbulimin e veprimtarisë antikushtetuese kriminale dhe keqbërëse, si dhe të parandalojë pasojat që mund të vijnë nga kjo veprimtari”.
Parimisht, mund të aplikohet ndaj çdo vepre penale pavarësisht rrezikshmërisë së veprës penale. Edhe pse, neni 4 i ligjit përcakton parimet bazë dhe garancitë në zbatimin e përgjimit parandalues të telekomunikimeve elektronike, që konsistojnë në “…respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, nevojës dhe proporcionaliteti, sekreti dhe objektiviteti në kryerjen e tij.”, paqartësia e këtyre parimeve dhe garancitë e bëjnë ligjin të mos jetë në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut kur ka bërë interpretimin e domethënies së duhur të shprehjes ‘në përputhje me ligjin’ sipas Nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të njihet, në çdo kohë, nga drejtuesi i institucionit që ka kërkuar përgjimin, më rezultatet e përgjimit, si gjatë afatit të përgjimit, ashtu dhe pas përfundimit të tij, (neni 15).
Megjithatë është shumë e vështirë mënyra se si Prokurori i Përgjithshëm mund ta ushtroje këtë të drejtë tij, gjatë përgjimit, që do të thotë, ndërsa përgjimi ndodh. Por, kjo e drejtë është shumë e rëndësishme që ta kthejë përgjimin parandalues në procedural, kur çështja është e përligjur.
Nga ana tjetër, vetëm drejtuesi i institucionit që ka kërkuar përgjimin informohet mbi rezultatet e përgjimit, pa përcaktuar procedurën se çfarë duhet bërë me rezultatet.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com