Pavarësisht se udhëzimi i ri e përjashton automatikisht nga gara, Ervin Salianji do të dorëzojë nesër në selinë blu të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për tu bërë pjesë e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Në një reagim për emisionin “Repolitix” me gazetarin e Report Tv Denis Minga, Salianji ka thënë: Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë, etj. Kjo është uzurpim përmes farsës, por qartësisht edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur”.

Udhëzimi i bërë publik vetëm sot, por i firmosur më datë 18 mars, ka bërë të qartë 3 kriteret që duhet të përmbushë një kandidat i mundshëm për tu bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Përveç profilit të lartë politik e ushtrimit të funksioneve drejtuese në parti, kriteri i 3-të përjashton automatikisht nga gara të dënuarit nga gjykata me vendim të formës së prerë. Kjo i faturohet drejtpërdrejt Ervin Salianjit i dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”. 

Po në rast se dokumentacioni nuk do t’i pranohet? Salianji përgjigjet shkurtimisht: Nuk e njoh si proces, është uzurpim. E vetmja kandidaturë e zyrtarizuar është ajo e Sali Berishës, dokumentet e të cilit janë bërë gati që përpara publikimit të udhëzimit.

Një tjetër reagim i tij ka ardhur në rrjete sociale, ku i ndodhur jashtë shtetit shqiptar, shkruan se nuk do të heqë dorë nga lufta për të lënë pas të shkuarën dhe për të demokratizuar Partinë Demokratike.

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.

Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur  që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në postim.

Salianji në PD është i “vetëpërjashtuar” thotë Berisha që pas zhvillimit të takimeve me qytetarët veçmas të ish-deputetit, jashtë programit të PD. Kjo një tjetër arsye më shumë që nuk mund të jetë pjesë e garës sipas Berishës, pasi kandidati duhet të jetë patjetër pjesë e PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Berisha e la jashtë garës për kreun e PD, Salianji: Nuk ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën, do të demokratizoj PD

1776712144_ervinsalianji.jpg

Pasi Report Tv konfirmoi se Ervin Salianji nuk do të hiqte dorë nga gara për kreun e PD edhe pse udhëzimi e përjashton automatikisht, ish-deputeti ka reaguar dhe në rrjete sociale.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.

Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur  që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.

Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë.

Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë