Pasi Report Tv konfirmoi se Ervin Salianji nuk do të hiqte dorë nga gara për kreun e PD edhe pse udhëzimi e përjashton automatikisht, ish-deputeti ka reaguar dhe në rrjete sociale.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.

Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur  që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.

Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë.

Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë


Lajmi kryesor:

Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!