TIRANE- Trualli mbi të cilat janë bërë ndërtimet të ligjshme për qëllime banimi, apo trualli përreth tyre, tashmë nuk do të jetë më pronë shtetërore, por private. Ky truall do të kalojë në pronësi të personave që posedojnë ndërtimet e ligjshme. Vendimi i marrë dje nga Qeveria vjen në funksion të ligjit të ri të hartuar gjatë këtij viti, "Për regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme". Sipas këtij vendimi çdo 'oborr në përdorim' tashmë do të kalojë në pronësi të subjekteve përkatëse. Ekzekutivi ngarkon Agjencinë e Kthimit dhe Kompnsiomit të Pronave që të merret me këto procedura.
VENDIMI
Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim", si dhe regjistrimi i këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Në vendim jepen edhe termat që përdoren për këtë kalim pronësie. "a) "Oborr në përdorim", sipërfaqja e tokës në pronësi shtetërore, në funksion të një ndërtimi të ligjshëm për qëllime banimi. Kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj. b) "AKKP", Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, që funksionon sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar. c) "ZRPP", Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku përfshihet zyra qendrore dhe vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që funksionon sipas përcaktimeve të ligjit nr.33/2012, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme"". Vendimi bën me dije se institucionet e përfshira në procesin e kalimit të pronësisë të oborreve në përdorim, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen nga: a) parimi i ligjshmërisë; b) parimi i sigurisë juridike; c) parimi i transparencës; ç) parimi i barazisë para ligjit; d) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përgjithësi, dhe i të drejtës së pronës, në veçanti. Autoriteti shtetëror i ngarkuar për tjetërsimin e oborreve në përdorim është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. AKKP-ja vepron gjatë procedurave të regjistrimit fillestar me kërkesë të regjistruesit apo të një personi ose çdo grupi të ngarkuar nga kryeregjistruesi (kërkuesi) sipas nenit 25, të ligjit nr.33/2012, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme". Vendimi ngarkon AKKP-në të kryejë procedurën paraprake për tjetërsimin, në pronësi të poseduesve të oborreve në përdorim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara, si më poshtë vijon: a) Të jenë në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit; b) Brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim i cili, i. është i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit; ii. është ngritur para datës 10.8.1991; c) Të jenë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar; ç) Këto sipërfaqe toke duhet të rezultojnë fizikisht të lira dhe të pazëna nga ndërtime pa leje, sipas kuadrit ligjor përkatës; d) Të jenë të patrajtuara nga legjislacioni përkatës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës.
DOREZIMI I KERKESES DHE AFATET
Pas dorëzimit të kërkesës, shqyrtimi i saj dhe i dokumentacionit nga AKKP-ja kryhet sipas kësaj procedure: a) AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, kryen verifikimin e hollësishëm, për të konfirmuar më pas nëse këto dokumente përmbushin kushtet e përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi. b) Verifikimi i kushteve bëhet në bazë të dokumentacionit provues, të paraqitur nga kërkuesi, nëpërmjet inspektimit në terren nga punonjësit e AKKP-së, si dhe nga marrja e informacionit zyrtar nga institucionet shtetërore. Në çdo rast, AKKP-ja kërkon detyrimisht informacion zyrtar pranë ZQRPP-së, ALUIZNI-t dhe çdo organi shtetëror që administron të dhëna për pasurinë e paluajtshme. Korrespondenca bëhet pjesë e dosjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com