TIRANE- Prezantohet projektligji për arsimin e lartë i cili pritet të ndryshojë mënyrën e konkurimit për në Universitet. Komisioni për Arsimit e Lartë dhe Kërkimin Shkencor ka publikuar kriteret se si do të pranohet të rinjtë në universitete dhe kriteret për të vazhduar “Masterin Shkencor” dhe “Master profesional”.
“Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.
Institucionet e arsimit të lartë mund të vendosin edhe kritere shtesë pranimi për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilat shpallen nga institucioni i arsimit të lart”, - përcakton projektligji.
Masterat
Kriteri i mesatares nuk do të jetë vetëm për studimet “Bachelor”, por dhe për studentët që do të vazhdojnë masterin. “Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë “Master i Shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
Programet e studimeve “Master Profesional” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik. Studimet e ciklit të dytë “Master Profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer. Edhe për programet master çdo kandidatë duhet të plotësojë kriterin e mesatares për të vazhduar studimet” , - thuhet në projektligj.
“Master Ekzekutiv”
Sipas projektligjit cikli i tretë i studimeve ofron programet e studimeve “Master Ekzekutiv”, programet e studimeve specializuese afatgjata si dhe studimet e doktoratës. Programet e studimeve “Master Ekzekutiv” ofrojnë arsimim të një niveli të lartë shkencor dhe profesional. A
to kanë kohëzgjatje normale një ose dy vite akademike dhe organizohen përkatësisht me 60 ose 120 kredite. Ato përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diploma “Master Ekzekutiv” në fushën e arsimimit të kryer. Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë fituar diplomën “Master i Shkencave” dhe plotësojnë kriteret e pranimit, të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë.
Ndërkohë studimet e doktoratës do të zhvillohen me kohë të plotë pranë njësisë bazë, ose me kohë të pjesshme në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik. Për kryerjen e studimeve të doktoratës, studenti mund të përfitojë edhe financime nga subjekte të tjera apo të vetëfinancohet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com