TIRANE- Projektligji për arsimin e lartë parashikon edukimin në distancë për ciklin e dytë të studimeve, duke u bazuar te mjetet teknologjike të kohës. Në Komsionin e Ligjeve përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit kanë zbuluar risin e projektligjit, ku parashikohet edukimi në distancë, por me kushtin që kohëzgjatja do të jetë më e madhe në krahasim me studentin që e ndjek leksionet në auditore.
“Janë dy mënyra për mësimdhënien, është mënyra tradicionale që bëhet me pjesmarrjen në auditor dhe mënyra të tjera janë në distancë etj., që më parë janë quajtur studime Part-Time. Ne kemi ngulur këmbë si komision që edhe nëse bëhen studimet me të gjitha teknologjitë e tjera veç këtyre tradicionale e rëndësishme është që përmbatjtja e formimit të jetë e njëjtë. Pra numri i krediteve, numri i orëve, nëse i bëni për dyfishin e kohës apo jo, duhet të marrin të njëjtin formim si ai që merr në auditore” , - u shpreh para deputeteve Aleksandër Xhuvani anëtar i komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë.
/Shqiptarja.com