Ligji i ri/ Ndreu: Prokuroria keqpërdori policinë gjyqësore! Balla-opozitës së re: Votojeni, ju s'jeni si ata që ikën

Në Kuvendin e Shqipërisë sot do të miratohet projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”. Deputeti socialist Pjerin Ndreu akuzoi prokurorinë për atë që ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa shtoi se rreziku që policia gjyqësore të keqpërdoret ekziston.

"Policia gjyqësore në momentin që u vu në punë nuk kanë pasur aftësisë profesionale për të përballuar sistemin e ri që erdhi dhe prokurorët e distancuan veten nga përgjegjësia për të punuar me policinë gjyqësore dhe për ta kualifikuar dhe për të marrë pjesë në vendngjarje. Kjo shkëputje, janë dëgjuar kur prokurorët akuzojnë policinë gjyqësore për veprimet në vendin e ngjarjes dhe përgjegjësinë e kishte prokuroria. Duhet të përgjigjet edhe për pjesën që ka lidhje me kualifikimin dhe riparimin e defekteve që mund të shfaqin persona të ndryshëm në policinë gjyqësore. Kjo polici është atashuar në komisariat, por nuk mund ti kërkosh që të rregullojnë aspektet procedurale.

Kjo ka ndodhur, por historia ka shkuar deri atje sa prokuroria e shtetit e ka përdorur shërbimin e policisë gjyqësore vetëm për të bërë disa veprime fillestare i ka deleguar kompetencat, ka luajtur si macja me miun duke e lënë të pa mbështetur. Ky është problemi që duhet të riparohet në koncept. Mos të ndodhë që ka ndodhur deri më sot. Që të zhvillohet lufta kundër krimit nuk mjafton vetëm policia gjyqësore, por edhe prokuroria dhe policia e shtetit. Duhet të jenë në bllok, të nxitet bashkëpunimi. Rreziku që prokuroria të keqpërdorë policinë gjyqësore ekziston, pasi është mënyrë sjelle që e kanë pasur, dalja nga kjo skemë nuk është e lehtë. Policia gjyqësor është e rëndësishme dhe duhet të kenë në kokë, prokurori duhet të mbajë përgjegjësi për gjithcka" tha ai.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u bëri thirrje deputetëve të opozitës në Kuvend që të bashkojnë votat me shumicën për të miratuar projektligjin për policinë gjyqësore. "Sot jemi në përmbyllje të miratimit në Kuvend të një prej paketave të reformës më të rëndësishme që ka ndërmarrë Shqipëria. Sot apeli im është edhe për deputetët e opozitës të votojnë ligjin sepse besoj se jeni të ndryshëm nga kolegët nga listat prej nga vini. Besoj se nuk keni hesape të hapura me drejtësinë, sikur mund të jetë kjo arsyeja pse ikën nga Kuvendi" tha Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja