Ligji i ri në Kuvend, në 1 tetor ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri, gjobat për të gjitha kategoritë

Ligji i ri në Kuvend, në 1 tetor ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri, gjobat për të gjitha kategoritë

Përdorimi dhe futja e qeseve plastike në Shqipëri do të ndalohet përfundimisht me ligj. Këshilli i Ministrave ka depozituar një nismë ligjor në Kuvend, për ndryshimin e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e integruar të mbetjeve, duke vendosur përdorimin e qeseve plastike. Nisa ligjore që pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga Kuvendi, ndalon përdorimin, hedhjen në treg, prodhimin, importimin apo futjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse, qeseve të lehta plastike mbajtëse, qeseve shumë të lehta plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme. Sa i takon afatit, të gjitha subjektet duhet të ndalojnë brenda datës 1 qershor 2020 ushtrimin veprimtarive të prodhimit, importimit dhe hedhjes në treg të qeseve plastike. Ndërkaq, përdorimi i qeseve plastike ndalohet pas datës 1 tetor.

Nisma ligjore parashikon edhe masat ndëshkuese për qytetarët dhe bizneset që mund të përdorin qeset plastike pas këtij afati. Konkretisht, çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë. Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë. Në relacionin për shpjegimin e kësaj nisme ligjore, qeveria thekson se qeset plastike kanë ndikim negativ në mjedis, që nga fillimi dhe deri në mbylljen e ciklit të përdorimit të tyre. Për më tepër, në ekonomi dëmet e shkaktuara nga plastika janë shumë të mëdha, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në turizmin, transportin detar apo peshkimin.

Sipas qeverisë, mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut nga pasojat e përdorimit të këtij produkti janë në politikën e saj për të siguruar një mjedis të pastër e të shëndetshëm si dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, dhe në veçanti nxitjen dhe zhvillimin e ekonomisë së turizmit dhe promovimit të përdorimit me efikasitet të burimeve natyrore. “Ndalimi i përdorimit të qeseve plastike mbajtëse, si një masë për parandalimin e mbetjeve, pritet që të sjell një reduktim të sasisë së qeseve plastike të hedhura ngado në mjedis, do të sjell reduktim të kostos së menaxhimit të tyre si dhe minimizim të ndikimit në mjedis dhe në shëndetin e njeriut”, thuhet në relacion.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë