Ligji i ri për emigrimin në Gjermani/ A i kanoset rrezik popujve të Ballkanit?

Ligji i ri për emigrimin në Gjermani/ A i kanoset rrezik popujve të Ballkanit?

Foto ilustruese

Ligji i ri i emigrimit në Gjermani mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si; Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolou Agency shkruan se ky ligji i emigrimit që shihet nga qytetarët e Ballkanit si shpresë, mund të shkaktojë “ikjen e trurit” dhe mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Bosnjë e Hercegovina

Drejtoresha e Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Mirhunisa Zukiç në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha për hyrjen në fuqit të ligjit për emigracion: “Do të humbim një numër të madh të njerëzve tanë me profesione të shumta duke filluar nga inxhinieria. Në 5 vitet e fundit rreth 170 mijë persona u larguan nga Bosnjë e Hercegovina." Ajo shprehet më tutje se edhe ata të cilët janë kthyer në shtetet e tyre pas luftës në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995), me këtë ligj do të shkojnë përsëri në shtetet e Bashkimit Europian, duke filluar nga Gjermania.Sipas saj, njerëzit e vendit janë të dëshpëruar për shkak të strukturës komplekse politike dhe mos mbajtjes së premtimeve të dhëna. 

Serbia

"AA" shkruan se një nga vendet e rajonit që do të ballafaqohet me probleme të emigracionit në shtete të BE-së është Serbia. Sipas informacioneve të marra nga Instituti për Punë të Serbisë, Agjencia shtetërore turke e lajmeve thotë se njerëzit nga fusha e shëndetësisë përbëjnë grupin kryesor të cilët emigrojnë nga vendi, ndërsa pas punonjësve të shëndetësisë vijnë shoferët e kamionëve.

Gjatë vitit 2018, 144 persona kanë emigruar dhe janë vendosur në Gjermani. Miljana Pejiç, pjesëtare e një shoqate rinore, tha se nga Serbia sidomos mjekët dhe infermierët janë të gatshëm që të emigrojnë në Gjermani. Po ashtu edhe Tatjana Miliçeviç, e cila po përgatitet të emigrojë në Gjermani, tha për "AA" se i vazhdon studimet master në fushën e teknologjisë dhe se në të njëjtën kohë po mëson gjuhën gjermane.

Kosova dhe Mali i Zi 

Emigrimi i malazezëve drejt Gjermanisë është një çështje aktuale. "AA" citon në deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë, ku thuhet se në vitin 2017 876 persona kanë emigruar nga Mali i Zi në Gjermani dhe se shumica e aplikimeve kanë qenë për fushat si ndërtimtaria, gastronomia dhe kujdesi për të moshuar. Një nga anëtarët e shoqatës së quajtur “Euromost” (Ura e Evropës) në Mal të Zi, Almer Mekiç thotë se gjatë 3 viteve të fundit rreth 7.000 persona kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke bërë të ditur se shumica e emigrantëve janë me diploma universitare. Kurse situata në Kosovë në vitin 2017, sipas të dhënave të Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë për vitin 2017, paraqitet me 5.000 mijë shtetas kosovarë të emigruar drejt Gjermanisë.

Kroaci

Edhe Kroacia është një nga vendet që po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. 300 mijë persona kanë emigruar në vendet e BE-së, që nga viti 2013 kur është anëtarësuar në BE.  Autori i librit “Emigrimi i kroatëve në Gjermani: A po e humbim Kroacinë”, Tado Juriç citohet nga "AA" të thotë se kroatët nuk emigrojnë për shkak të varfërisë, por për shkak të të ndjerurit të panevojshëm në vendin e tyre. Agjencia shtetërore turke e lajmeve citon edhe demografin Stjepan Sterc, i cili vendos në dukje se në Gjermani jetojnë 800 mijë kroatë dhe se Gjermania çdo vit humb 90 mijë punëtorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s