Ligji i ri për ‘rrethimin’ e krimit/ Njësi e posaçme policore për mbledhjen e të dhënave të personave të dyshimtë që dalin dhe hyjnë në Shqipëri

Ligji i ri për ‘rrethimin’ e krimit/ Njësi e posaçme policore për mbledhjen e të dhënave të personave të dyshimtë që dalin dhe hyjnë në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një tjetër projektligj, i cili synon goditjen dhe izolimin e krimit, përmes mbledhjes së informacioneve të detajuara për të gjithë personat që dalin dhe hyjnë në Shqipëri, përmes aeroporteve. Nisma ndryshon ligjin e vitit 2016 për kontrollin kufitar, duke ngritur një strukturë të re, Njësinë e Informacionit të Pasagjerit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për grumbullimin, përpunimin, shkëmbimin dhe shpërndarjen e të dhënave të pasagjerëve. Sipas projektligjit, çdo transportues ajror duhet të transmetojë pranë njësisë të dhënat e regjistrit të rezervimit të pasagjerit, të mbledhura gjatë veprimtarisë së tyre, përfshirë pasagjerët me destinacion përfundimtar Shqipërinë, si dhe ata që udhëtojnë nga apo nëpërmjet aeroporteve të Shqipërisë.

Në relacion qeveria sqaron se kjo nismë ligjor është hartuar për plotësimin e paketës së akteve ligjore që synojnë përafrimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e kontrollit kufitar dhe të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Për çdo person duhet të shënohen në regjistër të dhënat si kodin e konfirmimit të rezervimit, data e rezervimit dhe të lëshimit të biletës, emrin dhe mbiemrin, datën e planifikuar të udhëtimit,  adresën dhe të dhënat e kontaktit, përfshirë numrin e telefonit dhe adresën e postës elektronike etj. Gjithashtu në regjistër do të shënohet informacioni për biletën, përfshirë numrin, datën e lëshimit, mënyrën e pagesës, si dhe adresën e përdorur për faturimin e saj, informacion në lidhje me bagazhin, mbi dokumentet e udhëtimit, gjininë, datën e lindjes, linjën ajrore, numrin e fluturimit, datën e nisjes, datën e mbërritjes, aeroportin e nisjes, aeroportin e mbërritjes, kohën e nisjes dhe kohën e mbërritjes.

Këto të dhëna duhet të shënohen edhe të transmetohen edhe për udhëtimet me çarter dhe taksi. Më pas, Njësinë e Informacionit të Pasagjerit pranë Policisë së Shtetit ndan informacionin me strukturat e tjera vetëm për pasagjerët e dyshuar për kryerjen e një krimi. Informacioni do të ndahet me strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, Shërbimin Informativ i Shtetit, Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Këto struktura përpunojnë të dhënat e pasagjerit, me qëllim përmirësimin e kontrollit kufitar, parandalimin e migracionit të paligjshëm, si dhe parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve. Autoritetet kompetente mund të përdorin rezultatet e përpunimit të të dhënave të pasagjerit vetëm nëse vlerësojnë që përdorimi i tyre shërben për parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen penale të veprave të tjera penale.

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin e plote per kontrollin kufitar)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nëna Labe baba lushnjar, Vlonjati Pjella Lushnjarit: 02/03/2020 16:16

    Instalohuni në Vlore dhe rrini aty me vite derisa të pastroenë minjete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë