Ligji i ri për urdhrin e mjekëve, zv.ministrja e Shëndetësisë: Jo më shumë se 30% të orëve të punës së shërbimit publik në privat! Jemi duke adresuar mungesat e ilaçeve

Kuvendi miratoi me 74 vota pro, më (12 shtator) në një seancë maratonë aktin normativ për ndryshimet e urdhrit të mjekut, të prezantuara nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Por, çfarë parashikon ky akt normativ?

Këtë e ka shpjeguar Entela Ramosaçaj, zv.ministre e Shëndetësisë e cila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, e cila bëri me dije disa ndryshimet që janë bërë në ligj. 

“Disa element që janë futur në ligj lidhen me rregullimin e profesionit në shërbimin publik dhe që në orët e pasdites e ushtrojnë profesionin në një vend privat, pra edhe në publik dhe në sistemin jopublik. Arsyeja që u ndërhyrë ka të bëjë me disa faktor por ne kishim dëshirë për të rregulluar shërbimin që mjeku jep. Akti synon edhe regjistrin elektronik, ku do të publikohen emrat e mjekëve që do jenë në struktura publike dhe jo publike. Po ashtu, kufizon orët e punës, mjeku që punon në shërbimin publik nuk duhet të ushtrojë në shërbimin privat më shumë se 30 për qind të orëve të punës që ai ka në shërbimin publik.

Ligji parashikon edhe masat disiplinore, ngritjen e komisioneve të ankimimit që do të ndryshojë mënyra se si do të shqyrtohen ankesat dhe do të shihet deri ku arrin gabimi i mjekut. Urdhri do të hartoj edhe kodin e ri të etikës që synon të rris standardet e rritjes së shërbimit të këtij profesioni, që shërbimi të jenë në një nivel më të lartë”, tha ajo.

Sa i takon mungesës së disa ilaçeve në QSUT, ajo u shpreh se QSUT është duke u furnizuar me ato ilaçe që janë mungesë.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me QSUT janë duke e adresuar këtë fenomen, QSUT është duke u furnizuar me medikamentet që janë mungesë”, tha ajo.

E pyetur lidhur me skandalin tek Spitali Onkologjik, ku mjekët referonin pacientët për të marr shërbim tek privati, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se nga ana e ministrisë ka nisur të merren masa që fenomene të tilla të mos ndodhin më.

“Ministria ka filluar një varg masash për të adresuar fenomenin që orientoheshin pacientët drejt sektorit privat dhe ishte kjo arsyeja që këto ndryshime morën shkak dhe kufizimi i orëve në sektorin jo publik dhe ndalesa që i bëhet mjekvë që të referojnë pacientë nga shërbimi publik në atë jo publik, nëpërmjet këtyre ndryshimeve ky fenomene duhet që të ndërpritet”, tha ajo.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filip: 17/09/2024 10:37

    Urdhëri i mjekut është kot sepse nuk mbron pacientin por hajdutërinë doktorëve....keni dëgjuar ndonjë rast që të jetë mbrojtur viktima prandaj thonë që gabimet e doktorit i mbulon dheu.Të na rojë urdhëri i mjekut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano