TIRANË - Projektligji që parashikon anëtarësimin e detyrueshëm të bizneseve në dhomat e tregëtisë dhe industrisë, e rrjedhimisht pagesën e një shume vjetore parash, duket se po shkon drejt një maratone diskutimesh me grupet e interesit. Kreu i komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Eduard Shalsi, tha dje se ky komision do të dëgjojë të gjitha diskutimet e dhomave të tregtisë vendase e të huaja dhe pas këtyre diskutimeve do të arrihet një konkluzion për mënyrën se si do t’i qasen propozimit.
/Shqiptarja.com











