Ligji i vetingut, të hënën pritet 
diskutimi në Komisionin e Reformës 

Ligji i vetingut, të hënën pritet <br />diskutimi në Komisionin e Reformës 
Komisioni për reformën në drejtësi pritet të mblidhet ditën e hënë për diskutimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqttarëve dhe prokurorëve të njohur ndryshe si vetingun, që është edhe ligji i parë që kalon në parlament pasi lidhet drejtpërdrejtë me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Burime nga opozita bëjnë me dije për Shqiptarja.com se ligji i vetingut është parë nga ekspertët dhe është gati tashmë të diskutohet në komisionin e posaçëm. Të njëjtat burime bëjnë me dije se opozita është shprehur e gatshëm të diskutojë nga dita e hënë këtë projektligje për zhvillimin e kësaj mbledhjeje me dyer të hapura edhe për mediat. Ndërkohë kjo datë e mbledhjes së komisionit pritet të dakordësohet mes kryetarit të Komisionit Fatmir Xhafaj dhe nënkryetarit Oerd Bylykbashi. Ligji i vlerësimit të gjyqtarëve, i njohur si ligji i vetingut, i cili, siç tha pak ditë më parë kreu i komisionit u është dhënë anëtarëve të komisionit të posaçëm që prej fillimit të muajit korrik është gati për tu diskutuar nen për nen dhe në themel, bashkërisht mes palëve. Ndërkaq EURALIUS iu drejtua Komisionit të Posaçëm pak ditë më parë me një draft, të këtij ligj në të cilin përfshiu edhe ndryshimet kushtetuese për vetingun, të miratuara konsensualisht mbrëmjen e 21 korrikut. Sa i përket 6 ligjeve të tjera që vijnë pas ndryshimeve kushtetuese e që pritet e të diskutohen në shtator në kuvend dhe të miratohen më pas në seancë, opozita nuk i ka në dispozicion versionet finale të miratuara vetëm nga mazhoranca në komision. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois