Ligji i Vettingut, PS - LSI kërkesë
Kuvendit: Të thirret seanca

Ligji i Vettingut, PS - LSI kërkesë<br />Kuvendit: Të thirret seanca
Deputetët e PS e LSI kanë ndërprerë pushimet në këto ditë të fundit të gushtit, për t’iu drejtuar kryesisë së kuvendit dhe firmosur kërkesën për seancë të jashtëzakonshme plenare.
 
Mbi 28 deputetë, kanë firmosur mesditën e së mërkurës shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe që do të depozitohet të enjten zyrtarisht, për të votuar në datë 30 gusht ligjin e Vettingut.

Sipas nenit 42 të rregullores së kuvendit, séanca e jashtëzakonshme thirret me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve dhe mblidhet jo më vonë se 3 ditë pas kësaj kërkese.
efekte

Séance e jashtëzakonshme e së martës 30 gusht , do të thirret ekskluzivisht për ligjin e “ Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“.
 
PD ka konfirmuar se do të jetë e pranishme pavarësisht se ligjin e Vettingut në variantin e miratuar në komisionin e reformës e konsideron antikushtetues dhe që do ta ankimojë në gjykatë.

Pavarësisht se pas konferencës së kryetarëve u tha se do të vazhdojë puna me ligjin e byrosë dhe institucioneve të reja të Drejtësisë për t’u votuar në një seancë të mëvonshme, të kontaktuar anëtarët e komisionit të reformës mohojnë se kjo do të ndodhë brenda gushtit.
 
Megjithatë ekspertët e EURALIUS e OPDAT janë vizitorë të përditshëm të kryesisë së kuvendit.

 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor