TIRANË - Vendimi i këshillit të Ministrave nr.315, datë 20.05.2002, “Për dhënien me qira ose amfiteozë të ambienteve në institcionet shtetërore”, i cili më pas është ndryshuar më datë 24.04.2003 përcakton edhe procedurën se si veprohet kur jepen me qira këto hapsira publike.

Sipas llojit të pronës dhe sipërfaqes që do të jepet me qira ata ndahen në dy kategori, me konkurim dhe pa konkurim.

Kjo Vkm përcakton qartë edhe sipërfaqen e pronës që jepet me qera. Deri në 200 m2, kontrata është një-vjeçare me të drejtë rinovimi, ndërsa për sipërfaqet mbi 200 m2 kontratat janë me afat 5-vjeçar dhe tarifa e qirasë është deri në 400 lekë m2.

Kështu VKM nr.315, datë 24.03.2004 në pikën e parë të tij detajon se “pasuritë e ndërmarrjeve, të shoqërive dhe të institucioneve shtetërore, ku përfshihen ndërtesat, trualli i lirë funksional (jo nën ndërtesë), si dhe makineritë e pajisjet, u jepen me qira të tretëve, nëpërmjet procedurës së konkurrimit publik”.

Vendimi përcakton se të vetmet pasuri publike, të cilat përjashtohen nga procedura e konkurimit për t’u dhënë me qera janë “sipërfaqet deri në 200 m2, të cilat jepen me qira, me afat deri në 1 vit”.

Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)