Ligji “Antiduhan”, Majko: Gjoba
të larta, t’u hiqet nga një zero

Ligji “Antiduhan”, Majko: Gjoba<br />të larta, t’u hiqet nga një zero
TIRANE- Pas miratimit në parim të ligjit “antiduhan” në Komisionin e Ligjeve, tashmë ka filluar diskutimi nen për nen. Deputetët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, propozojnë uljen e gjobave për duhanpirësit. Deputeti i PS, Pandeli Majko propozoi që “gjobave t’u hiqet nga një zero, pasi janë të larta”, duke shtuar se “Deri tani nuk ka funksionuar asgjë”.

Miratohet ligji antiduhan, Vasili: Vende të veçanta për duhanpirësit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin “antiduhan”, ndërsa deputetët Pandeli Majko, Blendi Klosi, Ulsi Manja kanë abstenuar. Debatet për këtë ligj kanë qënë të shumta. Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili  ka thënë se thelbi i ligjit nuk është vjelja apo jo e gjobave.

“Problemi kryesor ka qene a do të bëj Shqipëria ambjente të veçanta për duhan pirjen? Kjo pyetje s’ka përgjigje. Ku do orientohet veprimi dhe ku do veproje? Mund të jenë gjobat të ulta por vjelja e tyre mund të jetë efektive . Gjobat e larta s’japin zgjidhje për mua. Ambientet e diferencuara janë mjaft të rëndësishme dhe kjo kërkon përgjigje. Le të shpresojmë se decentralizimi i inspektoriatëve do të shërbej, por duket eksperiment i dështuar”, ka thënë Vasili.

Deputeti i PS-së Pandeli Majko  tha se ky ligj nuk funksionon  dhe është i dështuar. Sipas Majkos ky ligj ka prodhuar korrupsion duke i vënë gjoba lokaleve të caktuar.

"Propozimi im është shtimi i masave në Lokalet e natës" ka thënë Silva Caka.  Edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka thënë se ky ligj ka nevojë të përmirsohet por këto i bën komisioni përgjegjës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë