Lojërat e fatit, Braçe kundër: Po i legalizojmë pa kontroll! Bastet të jenë monopol dhe në duar të shtetit! Shalsi: Ministria e Financave të hartojë ligj të ri

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi i projektligjit për lojërat e fatit në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti i PS-së Erion Braçe, doli kundër legalizimit të basteve online, përsa kohë shteti nuk garanton kontrollin e plotë të tyre.

Braçe propozon që ky aktivitet të jetë monopol nga shteti, si dhe të rritet tatimi mbi lojtarët e organizatorët.

‘Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë është që i mbyllëm bastet, ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendit. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dha dorë jo vetëm krimit të organizuar por edhe të punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zezë.

Pyetja që kam unë është, duam ta legalizojmë dhe ta kontrollojmë apo ta legalizojmë dhe ta lëmë? Masa për ta kontrolluar këtë aktivitet nuk ka. Unë dua që ky aktivitet të jetë monopol i shtetit. Unë nuk mendoj që ligji të legalizojë 100% aktivitetit. Ligji ka lënë hapësira që organizatat kriminale të ushtrojnë këtë aktivitet dhe të konkurrojnë ata që ligjshmin. Asnjë individ që hyn në këtë treg nuk mund ta luftojë dhe as konkurrojë këtë aktivitet. Pse të mos e ketë monopol shteti këtë gjë?

Kur them monopol për të ndërtuar baza ligjore dhe për ta organizuar shteti, për të grumbulluar paratë shteti, për të garantuar zbatimin e rregullave. E kuptoj që është e vështirë për ta pranuar. Këtë platformën ku do të aksesojnë të gjithë kompanitë pse të mos e ketë shteti? Shteti duhet të ketë akses për të kontrolluar. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet’- tha Braçe.

Në komision u diskutua edhe një kërkesë për të lejuar kazinotë online, por Braçe me tone të larta tha se po i hapet rrugë aktivitetit në çdo pajisje elektronike pa kontroll.

‘Do luhet kudo në pajisje!’- tha Braçe.

Sipas tij mbyllja me ligj e lojërave të fatit në vitin 2018, i ka hapur rrugë policisë të përfshihet në këtë aktivitet të paligjshëm.

“Ajo që ne bëmë duke e mbyllur me ligj këtë aktivitet i dha dorë krimit por edhe policëve të përfshirë në krim kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zezë. kam rezerva për policinë s’ka softuer, qendër apo organizator të ndaluar”.- tha Braçe.

Edhe kryetari i Komisionit Eduard Shalsi kishte rezerva për efektin që do të sjellin këto ndryshime, ndaj kërkoi nga Ministria e Financave të hartojë një ligj të ri për këtë industri.

“Ky treg e pamundur të formalizohet 100%, të formalizohet aq sa është e mundur Duhet një kohë e konsiderueshme dhe kapacitete financiare, nëse duam platforma reale  monitoruese, që shteti t’i marrë në kontroll. Unë mbështes iniciativën e qeverisë, për këto ndryshime të shpejta, sikundër thash që ligji ka probleme. Rregullime janë. Ka nevojë për një ligj të ri. Nuk po e hapim pa duar, por po marrim disa masa” tha Shalsi.

Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/12/2023 02:17

    Bracja ka te drejte,Shteti duhet te jete i vetmi qe te operoje bastet e kazinote.Ne vende si Shqiperia me legjistlacion cyryk dhe me kod penal te dobet dhe me njerez te drejtesise ku shumica nuk denojne sa duhet,ose jane te korruptuar,aktivitete te tilla bihen gjithemone ne duart e kriminalitetit.Shteti jo vetem mund te nxirrte fitime marramendese,por do t'i nxirrte gangot jashte loje nga ky biznes,sepse kumarxhinjte do te shkonin ne kazino legjitime te zoteruara nga shteti,jo skutave e /guvave/te jashteligjshme te zoteruara nga gangot,ku rrezikoheshin te ndiqeshin penalisht te dy palet si gangot,si klientet po te kapeshin.

    Përgjigju
  • Faku: 08/12/2023 00:07

    TOPEKEC

    Përgjigju
  • Turi: 07/12/2023 16:52

    Mqs eshte nje fenomen qe nuk mund te zhduket eshte me mire te jete monopol shteti , dhe bankat duhet te jene shteterore dhe jo prone e ketyre fajdexhinjeve te huaj qe vijne mbushin arkat dhe i zhdukin . Bankat nuk e zhvillojne ekonomine e vendit perkundrazi ato e fundosin dhe pastaj komandojne vendin

    Përgjigju
    • Turi: 07/12/2023 19:14

      Nje sistem quaje si te duash or teeej e rendesishme qe te funksionoje si duhet dhe ti sherbeje komunitetit . Fjalen demokraci e keni kuptuar gabim ju or teeej , sepse mendoni qe njeriu duhet te shfrytezohet barbarisht dhe pa kontroll nga shteti

    • Or tej: 07/12/2023 18:27

      Iku koha e komunizmit or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?