‘Ligji’ mbi shpërndarjet e videove sfida e enteve monitorues, kryetarja e AMA-s: Të përshtatim punën

Rrugët e reja të komunikimit të shtuara nga zhvillimi i teknologjisë dhe format e tjetërsuara për komunikimin ishin çështjet e diskutimit në mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA në Bukuresht. Si Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, kryetarja e AMA, Armela Krasniqi veçoi se sot kërkohet një plane pune në përshtatje me kushtet e reja të tregut. 

''Është përgjegjësi e jona përshtatja e planeve të punës me kushtet e reja të tregut. Akti Europian i Lirisë së Medias që pritet të aprovohet është një instrument i ri shumë i dobishëm i Bashkimit Europian për të mbrojtur pluralizmin dhe pavarësinë e medias. Është e rëndësishme rritja e transparencës së pronësisë së medias. Lind nevoja e një plani pune për periudhën në vijim, në lidhje me Edukimin Mediatik të Publikut, në mënyrë që të formësohet një audiencë me aftësi analitike dhe kritike, në gjendje për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media. Rregullimi ligjor i Platformave të Shpërndarjes së Videove është një tjetër sfidë me të cilën entet rregullatore përballen aktualisht dhe AMA gjithashtu’.- tha Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s.

Krasniqi ka bërë me dije edhe për miratimin udhëzimeve të UNESCO për një sistem të pavarur rregullimi të përmbajtjes online, duke garantuar lirinë e shprehjes, por edhe mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të tjera të njeriut.  

‘Kemi vullnetin për të zhvilluar sisteme rregulluese koherente në mënyrë që të përmbushen më mirë këto objektiva, duke minimizuar fragmentimin e hapësirës dixhitale. Gjithashtu jemi gati të kontribuojmë në krijimin e një hapësire të përbashkët dhe shumëpalëshe për shkëmbim e praktikave më të mira në rregullimin e platformave dixhitale.’. – tha Krasniqi.

56 autoritete rregullatore ishin pjesë e mbledhjes së 58 të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore  ku pjesë ishin edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Këshillit të Europës dhe Observatorit Europian Audiovizual.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore