Ligji në Kuvend rrëzon Berishën
për hapësirë të përbashkët

Ligji në Kuvend rrëzon Berishën<br />për hapësirë të përbashkët
Gjatë seancës së të enjtes Ligji për mediat audiovizive që është duke u shqyrtur në Komisionin e Medias hedh poshtë deklaratën e kreut të qeverisë Sali Berisha për krijimin e një hapësire të përbashkët shqiptare për valët e transmetimit televiziv, ku radio-televizioni shqiptar duhet t'u krijojë lehtësira mediave të Kosovës për vendosjen e repetitorëve për transmetim.

"Transmetuesit publikë të gjitha kapacitetet teknike ia vë në dispozicion operatorëve komercialë privatë kundrejt tarifave të shërbimit në mënyrë transparente dhe konkuruese, që do të thotë se të gjithë në treg do të jenë të barabartë dhe përsëri këtu transmetuesi publik është i pavarur nga vendimmarrja e qeverisë.

Ligji i jep edhe deklaratës së kryeministrit që ka qenë një deklaratë tërësisht për konsum politik, tërësisht klienteliste", deklaroi deputeti socialist. Deputetët kanë diskutuar kapitullin mbi menaxhimin e Radio-televizionit Shqiptar dhe pavarësinë që ai duhet të ketë, një pikë e debatueshme mbetet pavarësia editoriale por edhe transparenca në cështjet e financimit.

Mark Marku tha se RTSH duhet të ketë debat politik, por jo propagandë politike.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar