Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015

Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015

Foto ilustruese

Nga 1 janari 2025 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti i prodhimit 2015. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj, i cili thotë se mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet.

Qytetarët e Kosovës janë goditur edhe ketë herë qysh në ditët e para të vitit të ri.

Më fillimin e vitit 2025, në Kosovë nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2015.

Kjo i bie që asnjë veturë më e vjetër se 10 vite nuk lejohet të zhdoganohet.

Me Ligjin për Automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen.

“Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër)”, thuhet në nenin 44 të Ligjit për Automjete.

Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.

“Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kushteve bazë të pajisjeve dhe instalimeve, të cilat duhet t’i ketë mjeti, dimensioni, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore e mjetit, si edhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në trafik, kushtet për importim, homologimin e tipit të mjetit, pjesës përbërëse, njësisë së pavarur teknike, kontrollimin teknik të automjeteve, kontrollimi i rregullsisë teknike në rrugë, regjistrimin e automjeteve, automjetet të cilat kanë dalë prej përdorimit, si dhe çështjet tjera lidhur me to”, thuhet në Ligjin për Automjete.

Ndryshe, qytetarët çdo herë e kanë kundërshtuar ligjin që është në fuqi për automjete, ndërsa ekspertët vlerësojnë se importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet ka efekte negative.

Tash e disa vite deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka iniciuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Importin e Veturave, ku kërkohet heqja e kufizimit të vjetërsisë, por që ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Sipas tij, ky ligj në Kosovë është krijuar me një standard të dyfishtë, deri sa potencon se një gjë e tillë i duket e padrejtë, porse nuk po gjen pajtueshmëri të deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim.

“Këto kritere nuk janë as në Zvicër, as në Gjermani, as në vendet e Ballkanit që janë të anëtarësuara, që janë pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj mendoj që është e padrejtë dhe si e tillë kam kërkuar plotësim ndryshimin e ligjeve për automjete, por fatkeqësisht nuk e kam gjetur pajtueshmërinë e deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim”.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka deklaruar se “Veturat më të vjetra se 10 vjet në Kosovë janë 80 për qind të amortizuara dhe se në këtë drejtim duhet të ketë një mbikëqyrje më të madhe nga organet shtetërore”, duke shtuar se qytetari duhet të zgjedh ndërmjet veturës së re e me kosto të mirëmbajtjes më të lirë dhe asaj të vjetrës me çmim më të shtrenjtë.

“Automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vite konsiderohen si të amortizuara për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik. Ne e dimë se në Kosovë e kemi kontrollimin teknik periodik për automjetet zyrtare ose për ato që janë në shërbim për palën e tretë, si dhe kontrollimin e rregullt, sidomos e kemi kontrollimin e jashtëzakonshëm”.

Sipas tij, paralelisht me ndryshimin e Ligjit për Automjetet, duhet të jetë edhe ndryshimi i Ligjit për Doganimin e Automjeteve.

Në Kosovë mbetet në fuqi ligji me të cilin një veturë mund të regjistrohet dhe të pajisjet me targat RKS, vetëm nëse është nga viti 2015-2025, konkretisht 10 vite më e vjetër nga viti ekzistues. Për një numër të madh të qytetarëve, regjistrimi i veturave të vitit 2015 është i pamundur, kjo për shkak se deri tek targat, më e lira do t’i kushtonte rreth 3500 euro, pa llogaritur blerjen e veturës në vendet evropiane dhe koston e importit deri në Kosovë. Në nenin 44 të Ligjit për Automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë afro 500  mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet.

Mbi 144 mijë prej tyre janë nga Gjermania dhe i përkasin markës Wolkswagen./Monitor

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhavit Gashi: 08/01/2025 20:38

    Pershendetje zonja dhe zotri,te qeveris kosovare .Ky ligj esht apsurd total per ne qe jetojm ne mergim.Besoniun gjindem ne zvicerr qe 40 vjet vetem besoin ktu ne vozitim kerre te 1980 e le ma te vjetra.Me duket dikujt esht ka i konvenon ky tender qe importojnkerre nga jasht dmth ktu esht ligji i korrupcionit qe te passait te behen te pasur dhe fukarat te behen katastrof.nje pytje kosova nul prodhon Marina?ska kurfar konkurence prandaj ju kisha lut ndrone ket ligj para votimeve se do ti humbni zgjedhjet komplet .ju pershendes se per ne mergimtaret vetem ky lignes duhet te ndrrohet lutje prej mises se mergimtareve ,prandaj me 9 shkutt do te shofom qfar masa merr qeveria e pastaj populli i mjer ,ju falemenderit per mirkuptim!! Montreux 1816 suisse vd Xh B Gashi Therand Kosovo libres !!!

    Përgjigju
    • Anonim: 08/01/2025 22:35

      O kerrin e mban servisi.mos e bane servisi ri nekoft prishet se bane servis kurr.veq i grah ska frej gumate vjetra kerri amortizohet.HEKRI KUR NUK PLAKET.por funksinaret e kosoves i kane rrogat e mira jane ne vend pune vjedh spo thame por merr se sdihet.ANONIM

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri