Ligji, nga 3 prilli llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike! Brenda vitit pensioni do merret në bankë

Nga data 3 prill 2024, të gjithë pensionistët, personat që marrin ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë, invalidët e punës, apo jetimët, do kenë mundësi të hapin një llogari pranë bankave të nivelit të dytë me kosto zero.

Ligji i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, parashikon që këto kategori të mund të kenë një llogari dhe të pajisen me një kartë bankare, përmes së cilës mund të tërheqin para, të bëjnë pagesa apo deri në 5 transferta bankare brenda vendit me tarifa zero. Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin.

Pensionet pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare. Por ende nuk ka një datë se kur do të ndodhë ky ndryshim pasi fillimisht duhet të bëhet një udhëzim i përbashkët midis disa institucioneve. (Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta dhe Banka e Shqipërisë). Kryeministri Edi Rama ju ka vënë ultimatum bankave, që nga ky vit të jetë bërë fakt që pensionistët ta tërhiqen pagesën mujore në bankë.

Sipas ligjit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare, bankat tregtare në vend janë të detyruara të hapin llogarinë pa pagesë, por mund të refuzojnë vetëm kur rezulton se po shkelet ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, apo në rastet kur konsumatori ka një llogari tjetër ekzistuese në një bankë tjetër në Shqipëri, e cila e lejon atë të përdorë shërbimet bazike.

Në rast të refuzimit të padrejtë, qytetarët mund të ankohen pranë Bankës së Shqipërisë, e cila mund të kërkojë nga bankat e nivelit të dytë, hapjen e kësaj llogarie brenda 15 ditëve pune (pa fundjavën).

Nëse ende banka nuk hap llogarinë, ligji parashikon gjoba nga 50-250 mijë lekë. Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.

Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 27/03/2024 03:12

    shyqyr se u torturuan pensionistet ne radhe ne kembe..

    Përgjigju
  • Iris: 27/03/2024 01:45

    Ketu ku jetojme,prinderve ua kane vene prej vitesh pensionin ne banke,por ketu nuk e bejne per /te pakesuar parate ne cash/.S.d.q nena kur e perdor preferon te shkruaje cek ne vend te kartes.S.d.q e tere ideja qe duan te zbatojne ne Shqiperi eshte e parakohshme dhe e gabuar.Thone qe mund t'a perdorin karten (blerje,terheqje,pagesa,transfera) vetem 5 here brenda vendit pa fee,po pas kesaj sa do te jene tarifat? Nenes time i mban banka 3 $ per cdo tranzaksion qe kryen,po i leverdis pensionistit tone te lere 1-3$ ekuivalente ne leke pas atyre 5 hereve te lejueshme?!Dhe sa here jane ato 5 here, ne dite,jave,muaj?! Nuk po flasim tani per nivelin e aftesive e njohurive te pensionisteve tane si funksionon bankomati,pinnumber,etj,per te mos folur per vjedhjet magnetike te te dhenave te kartave.Se qeveritaret tane qe i propozojne keto idiotesira bredhin me makina,nuk dalin te bejne pazar duke ecur ne kembe,apo duke u shtypur ne autobuza si pensionistet.Nuk kane shans t'jua vjedhin kuleten,as t'jua hakerojne karten me aparat.

    Përgjigju
  • met: 27/03/2024 00:22

    shqiptaret qe jetojn jasht si do tu behet marja e pensionit

    Përgjigju
  • Faruku: 26/03/2024 18:51

    Po ne rastet kur pensionistet jane ne permbarim, cfare ndodh... Apo hajt ti marrim dhe pensionet. Ide brilante

    Përgjigju
    • Finla: 26/03/2024 20:49

      Ti thuaj si do shkojne pensionistet ne bankomate dhe do futin karten, pinin jo po ngeci karta jo po etj etj. 1 ore per te mbaruar pune neper bankomate. Apo do bejne ndonje tender per te mesuar pensionistet 80 vjecsrw si te perdorin karten?

    • Llesh: 26/03/2024 20:28

      Hapja e llog pensione 10 mij lek i ulet 10perqind se nga fshati te banga duhen 1000lek transport

    • Cana: 26/03/2024 20:14

      Un e kam te hapur no e Bankës edhe pse s'kam lek.si do funksionoj ,sa besueshmëri kan Bankat për pensionet ??un pensionin e Mar në Post si do funksionoj flm

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin