TIRANE- Ndërtimet pa leje në tokën bujqësore, dhe që nuk përfshihen në territorin e cilësuar si sipërfaqe informale, mund të rrezikojnë shembjen, ose dhe pranimin në procesin e legalizimit. Shkak është zbatimi i ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore. Një grup deputetësh kanë kërkuar së fundmi ndryshimin e këtij ligji duke kërkuar lejimin e ndërtimeve të përkohshme. Madje, dhe këto të shoqëruara me argumentin përkatës.