PRISHTINE- Ligji i Kosovës nuk detyrën largohen nga vendet e tyre të punës, zyrtarët e Kosovës për të cilët EULEX ngriti më 8 nëntor akuzën për krime lufte, gjatë kohës që kanë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për ambasadori Sulejman Selimi, dy kryetarët e komunave, i Skenderajt Sami Lushtaku, dhe ai i Drenasit Nexhat Demaku, një deputet dhe zyrtarë të tjerë të shtetit ndaj të cilëve u është hartuar aktakuza dorëheqja morale mbetet në sedrën e tyre.
Analistë, ligjvënës dhe diplomat të huaj pranojnë se ligji në Kosovë nuk i obligon ata të pezullojnë detyrat shtetërore që kanë informon sot gazeta Zëri.
Prokuroria e BE-së ka ngritur akuzat për 15 ish ushtarë të UÇK-së për akuzën e torturimit dhe vrasjes së civilëve gjatë konfiltit 1998-1999.
Shumë prej të akuzuarve mendohet se janë pjesëtarë të partisë në qeveri PDK. Avokatët e disa prej 15 të akuzuarve mohojnë akuzat, ndërkohë që grupet e veteranëve të luftës së Kosovës i quajnë si lëvizje politike.
EULEX thotë se akuzat kanë lidhje me krime që mund të jenë kryer në një qendër burgimi në Drenicë nga ushtarët e UÇK-së në 1998.
Ndaj tyre bie akuza për “krime kundër civilëve, përfshi tortura, keqtrajtim të të burgosurve dhe vrasje”- thuhet në deklaratën e EULEX.
EULEX nuk ka thënë ende zyrtarisht se kush janë personat nën hetim, por thuhet se pjesa më e madhe janë anëtarë të partisë së kryeministrit Thaçi.
Avokatët e ambasadorit kosovar në Shqipëri, Sulejman Selimi, një ish komandat i UÇK-së dhe Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skënderasit kanë mohuar akuzat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com