Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur pas mbledhjes së komisionit për ligjin e vetëfinancimit të pushtetit vendori. Lidhur me këtë kryebashkiaku u shpreh se propozoi që të ardhurat që vijnë nga taksa e makinave të rritet nga 18% ne 25%.
 
“Do i propozojmë për parlamentin vetëm për Tiranen, një ligj të veçante të kryeqytetit. Në Tiranë nuk rrijnë vetëm rezidentet, fature shtesë ka për çdo qytetarë që vinë për të marrë shërbime. Propozimi ynë nuk ka të bëj me rritje taksa por mënyra se si qeveria ndan të ardhurat. Deri tani bashkia jep 40% të ardhura qeverisëse dhe merr 10% grante. Tirana ka të ardhura më të ulëta. Nuk duhet të funksionoj më kështu. Sot kandisemi me këto mundësi që kemi por nuk mund të ndodh kështu”, është shprehur Veliaj.
 
Kryebashkiaku gjithashtu i është përgjigjur dhe pyetjes për deklaratat e Berishës i ftuar te Ilva Tare, i cili u shpreh për krijimin e një koalicioni opozitar brenda së majtës në drejtimin e Veliajt.
 
“Ilvën e dëgjoj shpesh por Saliun nuk e dëgjoj. Për Saliun paskam humbur Ilvën. Gjysma e shqiptareve sot kanë lindur dhe kap votat e 2 apo të 3 që njohin vetëm Saliun. Kjo është marrëzi. PD është në ditën më të zezë. Asnjë deputet i PD nuk del dot në fushatë në Tiranë se përballen me qytetaret perse nuk kanë bërë investime. Për ketë arsye ngujohen në çadër. Luli dhe Saliu e kishin Tiranen e bënë copë e një çikë. E kuptoj sikletin e tyre. Por unë mendoj që koalicioni qeveritar do të fitoj me 60% të votave.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com