Ligji për arsimin e lartë/ Studentët
e akadamikët kundër ndryshimeve

Ligji për arsimin e lartë/ Studentët<br />e akadamikët kundër ndryshimeve
TIRANË - Një grup studentësh protestuan sërish mëngjesin e sotëm kundër reformës për arsimin e lartë, këtë herë përpara Kryesisë së Kuvendit aty ku pritet që Komisioni Parlamentar të rishqyrtoi ligjin. Qendrimin e tyre kundër pr/ligjit e shprehën edhe disa akademikë në Komisionin e Edukimit dhe Medias. 

Akademikët kritika ligjit të Arsimit të Lartë: Jepen para për privatët
Siç edhe pritej ligji për Arsimin e Lartë, ka hasur në kundërshti edhe nga qarqet akademike, të ftuar për të dhënë mendim në Komisionin e Medias dhe edukimit, rektorë të disa universiteteve kundërshtuar pjesën që parashikon financim të universiteteve private me fonde publike. Më i ashpër në komision u tregua rektori i politeknikut Jorgaq Kacani, i cili kërkoi ndryshimin e këtij neni të hapur favorizon privatët.
 
Ligji për arsimin universitar ka hasur kritikat nga rektorët e univestiteteve. Në seancën e parë dëgjimore me qarqet akademike, nisma hasi kundërshtitë të forta, sidomos financimi universiteteve private me fonde publike. Rektorë të universiteteve, të pranishëm ne seancën dëgjimore në komisionin e edukimit dhe medias, u shprehën kundër këtij neni.
 
Më i ashpër ishte Rektori i Universitetit Politeknik në Tiranë Jorgaq Kaçani, i cili i lëshoi një apel Ministrisë së Arsimit që të rishikojë disa nene, veçanërisht atë që parashikon financime me fondet publike të Universitete private, dhe pjesa ku përfaqësues të ministrisë marrin më shumë kompetenca, në dëm të autonomisë së universiteteve.

Por ajo që ra në sy, ishte fakti se nuk pati asnjë lloj kundërshtie apo kritike nga deputetët e opozitës, të cilët ngritën në pjesën më të madhe shqetësime periferikë dhe teknike, por nuk u morën dhe nuk kritikuan pjesën thelbësore të reformës, financimin me para publike të universiteteve private. Ligji pritet të diskutohet në komisione për disa javë për ty votuar më tej edhe në parlament.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin