Partia Demokratike do ta çojë ligjin për barazinë gjinore në Gjykatën Kushtetuese. Por, Sali Berisha u tha ndjekësve në rrjetet sociale që mos të kenë pritshmëri nga kjo gjykatë, duke e akuzuar se është nën kontroll.
“Ligji, më duhet t’u them shqiptarëve se është ligji i konsolidimit të një diktature të shëmtuar. Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi. Por ky ligj instalon censurën. Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet.
Kjo është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik. Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt. Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
‘E keqja e këtij vendi’, Berisha i përgjigjet Ramës dhe e pranon: Ndaj meje ka pakënaqësi (edhe në Bruksel), mbroj tezën se Shqipëria është narkoshtet












