Ligji për FA në Kushtetuese 
Presidenca: Tinëzare si u hartua!     

Ligji për FA në Kushtetuese <br />Presidenca: Tinëzare si u hartua! 

 

 
TIRANE - Ka nisur seanca ditën e sotme për ligjin për karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura, i pretenduar nga Presidenti Bujar Nishani si antikushtetues dhe në shkelje të kompetencave të tij.

Gjatë zhvillimit të seancës, përfaqësuesit e Presidencës e kanë cilësuar si tinëzar ligjin në fjalë, që sipas tyre synon që qeveria të vërë nën kontroll Forcat e Armatosura.
Sipas Presidencës, roli i kreut të shtetit me ligjin e ri kthehet në një rol honorifik, duke e bërë ligjin në këtë mënyrë antikushtetues. Në këtë drejtim, Presidenca ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ligji të pezullohet deri në një vendim të dytë të kësaj gjykate.

“Me këtë ligj synohet vënia nën kontroll e Forcave të Armatosura nga qeveria. Është antikushtetuese. Janë shkelur nene të Kushtetutës për karrierën e Forcave të Armatosura. Ligji i ri parashikon që roli i Presidentit është honorifik. Në cdo rast ekzekutivi duhet të konsultohet me Presidentin. Shkelen dhe anashkalohen pushtetet përveç shkeljes se Kushtetutës. Mënyra si është hartuar ligjji është tinëzare. Neni 7 i Kushtetutës përcakton qartë rolin e Presidentit që nuk është honorifik.” U shprehën në seancë përfaqësuesit e Presidentit të Republikës. 

Por sipas përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka asnjë të metë për procedurën e ndjekur nga hartimi e deri tek miratimi i ligjit për karrierën ushtarake. Sipas tyre në Presidenti kishte të drejtën të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje por nuk e bëri.
 
Për përfaqësuesit e Kuvendit, pretendimi i Presidentit të Republikës për të qenë pjesë e ligjbërjes është e papranueshme.
 
“Nuk ka asnjë të metë për procedurën e ndjekur nga Kuvendi për këtë ligj. Presidenti mund të thërriste dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje. Pretendimi i Presidemtit se duhet te jetë pjesë e ligjbërjes është e papranueshme, ndërsa është ftuar në Kuvend për diskutime dhe për të dhënë mendim.” u shprehën përfaqësuesit e Kuvendit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi