TIRANË Projektligji për lojërat e fatit që u diskutua nen për nen në Komisionin parlamentar të Ekonomisë ka sjellë debate të forta mes opozitës dhe kryetarit të komisionit Erjon Braçe.
 
Anëtari Sherefedin Shehu ka hedhur akuza se në operacionin “fund marrëzisë” që qeveria mori ndaj kazinove u favorizuan disa grupe të lidhur me zyrtar të lartë të shtetit, kjo ka sjelle edhe reagimin e kryetarit brace ku kërkoi edhe rezultatet e atij operacioni.
 
Sherefedin Shehu: Policia ju turr njërit grup për ti hapur rrugën për të hyrë grupi tjeter , grupin shkoni dhe gjejeni ju, pyesni ministrin e Brendshëm .

Erjon Brace: Nëse ju keni sikletin e ndonjë grupi ilegal aktiviteti i të cilit ishte shtrirë në të gjithë shqipërinë dhe nuk paguante asnje lloj takse e tatimi dhe kontrollonte të pakten 3 mije 4 mije makina lart e poshtë që u sekuestruan të gjitha, kjo është histori tjeter.
 
Luneda Sufali: Evazioni fiskal shkonte ne 900 milion Dollar, të ardhurat që u mblodhën në vitin 2013, pranë drejtorisë së përgjithshme të tatim taksave kane qenë 2 miliard lek kuptohet me një shifër 622 pika në të gjithë Shqipërinë,. Ndërsa ne vitin 2014 kemi 120 pika dhe të ardhurat që mblidhen janë 5.4 miliardë lek.

Sherefedin Shehu: Sikleti im është se këtu ka edhe grupe kriminale , dhe kto grupe kriminale janë provuar dhe denoncuar, sepse në marrëzine e fundit kishim edhe vrasje që lidhen me pronarë të këtyre lojra fati. 

Erjon Braçe: Jo Jo edhe një here se del një i çmendur në parlament dhe hedh atje dhe përzien të gjithë Shqipërinë, nuk mund të vazhdojë kjo histori me thëniet e një të çmenduri për të vërteta. Tani nuk ka, këto marrëzi, dhe ai i çmenduri nëse do të akuzoje njeri duhet të shkojë ne prokurori. Merreni dhe shikojeni se fare i është bërë Shqipërisë nga lojërat e fatit, se vërtet nuk po flasim për ushqimore, sepse nëse ky vend ka nevojë për ushqimore, dhe ushqimoret janë zëvendësuar me qendra krimi, edhe qendra nga ku financohen edhe venia e bombave në Tirane natyrisht që kjo është marrëzia dhe kjo marrëzi duhet kuruar. 

Projektligji për lojërat e fatit që parashikon që pikat e basteve të jene larg njëra tjetrës 200 metra është kundërshtuar nga deputetet e opozitës, sipas Dashamir Shehit ato duhet të grumbullohen në një vend.

Dashamir Shehi: Këtu ku është lagjja e qejfit. Që ta dimë, se edhe policia i kontrollon. Çfarë doni të bëni, doni të shpërndahen në të gjithë qytetin. Çfarë janë ato ushqimore që duhet të jenë afër pallatit. Këto duhet të jenë këtu ku bëhet zhurmë, ku pijet Uiski

Shkëlqim Cani: Nëse ju thoni se në 200 metra po e shpërndajmë në të gjithë Tiranën. Por janë 1700 pika në të gjithë Tiranën. A ka ngel ndonjë godinë pa pika bastesh,

Ministri Shkëlqim Cani ka shtuar se ky projektligj forcon luftën kundër informalitetit 


Kazinotë, Cani: Monitorimi i 8 orëve punës do sjellë shtim të punonjësve
Ministri i Financave Shkëlqim Cani ishte në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë raportimit të tij, Ministri Cani ka theksuar se me anë të këtij projektligji, jo vetëm që nuk do të ulet numri i punonjësve në lojërat e fatit, por përkundrazi do të shtohen. Kjo pasi me ligjin e ri është parashikuar vendosja e një sistemi monitorimi, çka do të mundësojë që punonjësit të punojnë 8 orë dhe jo më shumë.

Aktualisht, Cani nënvizoi se janë 5010 persona të punësuar në lojërat e fatit në të gjithë vendin.

“Aktualisht janë 5010 persona të punësuar në lojërat e fatit. Me ligjin e ri nuk është e vërtetë se do ulet numri i punonjësve sepse duke futur sistem monitorimi punonjësit do punojnë 8 orë jo më shumë keshtu që numri madje do të shtohet.” tha Cani
 
Sa i përket mbledhjes së të ardhurave, Cani nënvizoi se përgjatë vitit 2014 të ardhurat nga lojërat e fatit kapin shifrën 5.2 miliardë lekë nga 6.4 miliardë lekë që ishte parashikuar në një vit. Ndërkohë që xhiroja vjetore nga lojërat e fatit

“Xhiro vjetore e vitit 2013 është 10.6 miliardë lekë nga lojërat e fatit. Mbledhja e të ardhurave për 2014 është 5.2 miliardë lekë. Ndërkohë të ardhurat duhet të ishin 6.4 miliardë lekë në 1 vit.” tha Cani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)