TIRANË -
I shumëdebatuari neni 62 i ligjit të medias qe fikson perqindjen e pronesise per cdo kanal televiziv pas amendimeve të propozuara nga e majta është shoqëruar me një propozim të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Në komisionin kuvendor të Mjeteve të Informimit publik, AMA ka paraqitur sugjerimin për prnauar ndryshimin e nenti 62, por per te mos prekur pikën 12 të tij, që trajton shperndarjen e reklamave. AMA zbut në këtë mënyrë qëndrimin e saj për nenin, i cili edhe pse u miratua me konsensus kohë më parë nga politika, ka sjellë përplasje në Kuvend. ....Autoriteti i Medias Audiovizive hedh një hap përpara në zgjidhjen e ngërçit për nenin shumë të debatuar në ligjin për mediat audiovizive. Në komisionin përkatës kuvendor ky autoritet ka paraqitur opinionin e saj mbi nenin 62,
nen i cili garanton konkurrencën në tregun mediatik, pas amendamentit të deputetit socialist Taulant Balla lidhur me këtë ligj.
AMA është shprehur parimisht pro shfuqizimit të nenit, por ka mbrojtur mbajtjen në fuqi të pikës 12 të këtij neni.
Ky propozim i ardhur nga AMA do të diskutohet në një seancë të posaçme dëgjimore nga anëtarët e komisionit të Medias. Ata vendosën në mbledhjen e kësaj të hëne të hartojnë listën me emrat e grupeve të tjera te interesit që preken nga amendimet e deputetit të mazhorancës.
Opozita ka ruajtur qëndrimin e kahershëm të saj për të mos prekur nenin 62, shfuqizimi i të cilit sipas demokratëve do të sjellë përqendrimin e pronësisë së transmetimeve dixhitale në një operator të vetëm.
Ndryshimet në ligjin për mediat audiovizive sollën pak muaj më parë edhe reagimet e ndërkombëtarëve të cilët kishin asistuar këtë ligj të miratuar me konsensus.
OSBE, BE dhe KiE janë shprehur kundër shfuqizimit të nenit 62 por megjithatë sipas tyre ndryshimet e teknologjisë, dixhitalizimi i rrjeteve mund të lërë vend për rregullime.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15