Ligji për policinë e shtetit, Prençi tek ‘Siguria’: Ambientet ku merren në pyetje të ndaluarit të monitorohen me kamera! Deda: Pajisja me avokatë që nga momenti i shoqërimit

Ligji për policinë e shtetit, Prençi tek ‘Siguria’: Ambientet ku merren në pyetje të ndaluarit të monitorohen me kamera! Deda: Pajisja me avokatë që nga momenti i shoqërimit

Ish- drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi

Në Komisionin e Sigurinë Kombëtare, u zhvillua sot seancë dëgjimore me grupet e interesit në lidhje me projektligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Ish- drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, propozoi që ambientet në të cilat shoqërohen personat për tu marr në pyetje duhet që të monitorohen nga kamera, në mënyrë që të vërtetohen ato që ka thënë personi që merret në pyetje nëse rast se ky i fundit bënë një ankesë.

“Është bërë mirë në ligj që është ulur afati i kohës së personit të shoqëruar është 5 orë sepse ka qenë 12, dhe të përcaktohet qartë kur është shoqëruar dhe kur është liruar që ai të ketë mundësi që të ankohet diku. Momenti i dytë janë ambientet ku intervistohen personat e shoqëruar duhet të jenë ambientet që monitorohen nga kamera dhe ankesat që mund të ngrejë nesër qytetari të ketë mundësi që të vërtetohen. Qytetari duhet që ta ketë në dorë dokumentit me orarin kur doli dhe motivi i shoqërimit”, tha ai.

Të njëjtin rekomandim lidhur me monitorimin me kamera në ambientet ku merren në pyetje personat e ndaluar nga policia e bëri edhe Besnik Deda, Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor pranë avokatit të popullit.

Ai tha po ashtu se duhet ti jepet e drejta e mbrojtjes me avokatë që nga momenti që personi shoqërohet dhe jo kur kalon në ambientet e sigurisë.  

“Ambientet ku merren në pyetje duhet që të jenë më vete dhe të dedikuara dhe të monitoruara si me audio dhe vizive dhe në përputhje të standardet ndërkombëtare. E drejta e mbrojtjes me avokatë që duhet të jetë e pakufizuar paravrisht pozitës proceduriale që ndodhen gjatë kryerjes së veprimeve hetimore nga strukturat e policsë. Konstatohet shpesh që avokati mbrojtës sigurohet në momentin kur kalon në ambintetet e sigurisë personi. Ne themi që nga momneti që ai hyn në ambintete e shoqërimit nëse ai do, që të jetë i pajisur me avokatë”, tha ai.

Sa i përket trajtimit me pagë të familjarve të punonjësve të policisë që humbin jetën në krye të detyrës, ai tha se në ligjin aktual, familja merr një pagë deri kur fëmija arrin moshën madhore.

Deda ngriti pyetje se nëse kjo pagë do të merret edhe në rast se familja nuk ka fëmijë. 

"Dua të ndalem edhe tek trajtimi i familjarëve me pagë të punonjëse të policisë që humbin jetën në krye të detyrës. Dhënia e një ndihme financiare në çdo përjetor vdekje deri kur fëmijët arrijnë moshën 18- vjec, po kur nuk ka fëmijë do jepet apo jo ndihma", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

1721657564_balla.JPG

I pyetur nga deputetët e opozitës se pse nuk u parandalua vrasja e trefishtë në Memaliaj një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e vë theksin tek vlerësimi në total i performancës së policisë, dhe kurrsesi në ngjarje të veçuar. Në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi projektligjin për Policinë e Shtetit, Balla foli me shifra të ngjarjeve të parandaluara në një vit nga blutë. 

"Vlerësimi i performancës së Policisë së Shtetit në çdo vend nuk bëhet mbi ngjarje të caktuara. Unë jam zemërthyer për ngjarjen e Memaliajt, por të mos harrojmë asnjëherë që këto ngjarje me gjithë përpjekjet e policisë për të ndaluar ngjarje, dhe këtu po jap një shifër, nga 15 korriku 2023, ngjarje të ngjashme si kjo të parandaluara janë 163. Në gusht 2023 një ngjarje e njëjtë në Lungomare në Vlorë", tha ai.

Rikthimin e Akademisë së Sigurisë pas 17 vitesh për rekrutimin e policëve të rinj, Balla e sheh urgjente. Sipas tij, në shtatorin e vitit të shkuar, uniformave blu i mungonin 1500 efektivë.

"Në vitin 2007, qeveria që ju bënit pjesë mori vendim të mbyll Akademinë e Sigurisë, gabim. Në shtator 2023, kur kam parë shifrën e vendeve bosh, ishte alarmante. Kemi pasur 1500 vende bosh", tha ai.

Duke përmendur disa investime në teknologji, me synim heqjen e policëve nga rruga, ministri Balla thotë se kultura në rrugë e shqiptarëve për respektimin e rregullave është e ulët. 

"10 mijë policë, 245 për 100 mijë banorë. Nuk është e mjaftueshme, dhe krahasimin e bëjë me Kroacinë dhe Greqinë për shkak të turizmit të lartë. Rrugët i kemi të tejmbushura, ka mungesë kulture për rregullat rrugore", tha ai. 

Ora 12:26
Projekligji i ri i Policisë së Shtetit, Balla tek 'Ekonomia': Adresuam rekomandimet e OSBE! Policimi do të bazohet në inteligjencë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Ai u shpreh se janë në hartimin e projektligjit, puna për të cilën ka nisur që në 2023, dhe janë adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.

“Ligji i ri synon një organizim më efektiv; adreson parandalimin e konfliktit të interesit apo eliminimin e çdo hapësire për veprimtari korruptive, që ndërlidhet me një prej çështjeve që janë fokus për komisionin tuaj ka të bëjë edhe me rekomandimet e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit të Këshillit të Europës, GRECO sa i përket elementëve të direktivës së policisë dhe të direktivës për mbrojtjen e të dhënave personale. Duam të krijojmë një kulturë të qëndrueshme të profesionalizimit, të integritetit brenda Policisë së Shtetit dhe natyrshëm sigurimin e inspektimit të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor për komunitete ku Policia e Shtetit ka nderin dhe detyrën të punojë. Po ashtu kemi adresuar edhe disa rekomandime të rëndësishme që vijnë nga OSBE-ja kryesisht përmes raporteve të ODHIR-it gjatë proceseve zgjedhore”, tha Balla.

Ministri shtoi se policimi i së ardhmes duhet të jetë i bazuar në inteligjencë, përfshirë Inteligjencën artificiale.

“Synojmë që deri në 2030 të kemi një polici si vendet e BE. Ka nisur puna në shtator 2023 për projektligjin. Për hartimin i jemi referuar analizave të thelluara të modeleve të disa vendeve si Italia, Kroacia, Sllovenia, Rumania dhe ekspertiza e organizatave me të cilët punojmë çdo ditë. Ligji i është nënshtruar edhe një procesi konsultuar me të gjitha institucionit e pavarura, ri SPAK Prokurori i Përgjithshëm, KLP, KLGJ etj. Përmbushje e vendin tonë për të përmirësuar strukturat, sidomos për synimin Policia pranë komuniteteve”, u shpreh ministri.

 

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2024 02:40

    Shume mire qe do vihen kamera me audio e video ne dhomat e hetimit,ne fakt duheshin vene 32 vjet me pare.Sa per pranine e avokatit,do te ishte me mire te adoptonit /Miranda rights/ sic e ka U.S.e pastaj te mendoni per avokat.Po te kene avokat qe ne momentin e arrestimit,jo qe eshte marrezi sepse duhet nga nje avokat gatitu per cdo rast e ne cdo stacion policie,por kriminelet tane injorante qe jane te zgjuar vetem per ligesira e djallezira nuk e hapin gojen kurre para hetuesve ,se do u ruaj e kontrolloje avokati cdo fjale e tingull qe do leshojne nga zgavra qe kane per goje qe te mos inkriminohen,si do te zbulohen krimet e kriminelet atehere?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje