Rivitalizimi i uzinave ushtarake, zv. ministri Joti te Siguria: Shteti pjesë e sipërmarrjes bashkë me anëtarë të NATO-s! Xhaferraj: Degradim i ministrisë

Kombinati Mekanik i Poliçanit, po ashtu edhe uzinat në Mjekës të Elbasanit dhe ajo e Gramshit do të rivitalizohen.

Ministria e Mbrojtjes ka në fokus rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe projektligji është hedhur për konsultim publik. Kjo është bërë me dije nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare në Kuvend.

“Ministria e mbrojtjes ka marr një nismë ligjore për rivitalizimin e uzinave ushtarake, siç është edhe kombinati mekanik i Poliçanit, Mjekësi dhe Gramshi. Nisma ka si qëllimin krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e demilitarizimin dhe për tregtimin e armëve, pajisjeve, municioneve dhe teknologjive ushtarake. Kjo nismë ligjore tashmë është hedhur për konsultim publik”, tha ai.

Zëvëndës ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti tha se për rivitalizimin e industrisë së armatimit Shqipëria do të ftojë jo vetëm kompani të njohura në këtë fushë, por edhe vende anëtare të NATO-së.

“Është hedhur edhe tek faqja e Ministrisë së Mbrojtjes ligji për zhvillimin e industrisë ushtarake, ku vetë shteti do jetë pjesë e sipërmarrjes bashkë me partnerë të tjerë, privatë, shtetërorë, anëtarë të NATO-s për të zhvilluar këtë industri. Edhe këto uzina, siç mund të jetë Poliçani apo Gramshi, që janë potencial që mund të zhvillojnë industrinë ushtarake”, tha Joti.

Komisioni miratoi sot ndryshimet ligjore që i hapin rrugën dhënies së pagave të prapambetura për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, tha se 131 punonjës të Kombinatit mekanik të Poliçanit, tashmë do të marrin pagat që nuk kanë marr prej vitesh, ndërsa vlera e kompensimit është 83.8 mln lekë.

“Kombinati i Poliçanit është në një situatë të vështirë financiare, rezulton me humbje pasi nuk ka mundur që të sigurojë vijimësinë e aktivitetit të tij dhe ka sjell thellimin e humbjeve nga viti në vit.  Mungesa e aftësisë paguese dhe shpenzimet e personelit janë prej shumë vitesh dhe kjo ndërmarrje gjerenon detyrime ndaj punonjësve dhe organeve tatimore. Nga ministria e Mbrojtjes është propozuar projektligji për pagesën  e punonjësve dhe të ish-punonjësve si e vetmja zgjidhje ligjore për periudhën shkurt 2017- dhjetor 2020 me një efekt financiar prej 83.8 milionë lekë. Projektligji saktëson kushtet dhe procedurën që do të ndiqet për përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të tyre duke përballuar efektet  financiare për 4 punonjësit aktual administrativ deri në 2021- 2022 dhe për 127 punonjës të palikuiduar”, tha ai.

 

Diskutimi i këtij projektligji në këtë moment për deputetin e Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferaj, tregon degradimin e Ministrisë së Mbrojtjes, jo vetëm të ministrisë aktuale, por edhe të atyre të mëparshme.

Sipas tij, këto janë vendime që duhet të ishin marr vite më parë.

“Në parim fakti që po merremi me këtë projektligj  është dëshmi konkrete se çfarë lloj degradimi ka administrata e Ministrisë së Mbrojtjes, jo vetëm e tanishmja, por edhe të shkuarat. Kush na garanton që pas 3 vitesh nuk do mblidhemi sërish për një ligj tjetër të tillë. Kujtohemi në 2024, që të rregullojmë vendime të pamarra në vitin 2010, 2015”, u shpreh Xheferaj.

 

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'