Ligji për presidentin/ PD: Përpëlitja e fundit e Ramës, i degraduar nga pushteti i pakufishëm! Përgjigjen do e marrë në 25 prill
Foto ilustruese nga selia e PD-së
TIRANË- Anti-Kushtetues e ka quajtur Partia Demokratike, ligjin e hartuar nga mazhoranca për presidentin. Sipas selisë blu, është tregues i qartë se si kryeministri Edi Rama po tenton që të mbajë me forcë pushtetit, por që përgjigjja do i jepet më 25 prill, datë e cila përkon me zgjedhjet parlamentare.
"Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën. Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm. Në 25 Prill, shqiptarët do ta refuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar", shkruan PD.
Ditën e djeshme mazhoranca prezantoi draftin e përfunduar për ligjin e presidentit, ku i kufizonte disa kompetenca, që nga dekretimi i ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e kryeministrit, por edhe dhënia e nënshtetësisë apo e dekoratave. Për PS-në një ligj i tillë ishte një domosdoshmëri, që nuk i heq kompetencat presidentit, por ia përcakton qartë detyrat e tij, me qëllimin që të mos krijohen më ngërçe artificiale, siç sipas tyre kanë ndodhur deri më tani me presidentin aktual Ilir Meta.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4531
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
President i ardhshem Flamur Noki
PërgjigjuNe 25 prill 2021 babalet e vet-djegun do marrin pergjigjen me ekzemplare te 31 viteve te fundit, nga Sovrani. Duke e ditur mire kete fakt,rrejne vedin se mund te transferojne perpelitjet e ngotdjes se tyre,pa kthim, ne adrese te Kryeministrit me te sukses-shem, qe ka pasur Shqiperia jone,pas 1990-es.
Përgjigju