Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton e 7 vota pro dhe 3 kundër ndryshimet në ligjin për mbështetjen e start up-ve në teknologjinë e informacionit.
Ligji i ri parashikon që nomadët digjital të mos jenë rezidentë tatimor për 1 vit. Po ashtu parashikohet ngritja e një agjencie të dedikuar mbi start up-et e cila është Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve apo STARTUP Albania.
Gjatë diskutimeve, opozita ngriti shqetësim për mënyrën se si do të funksionoj nomadi digjital. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Helidon Bushati, përjashtimi nga skema tatimore dhe lehtësimi i procedurave mund të sjell nxitjen e skemave të mashtrimit nga ana e këtyre individëve që do zgjedhin të aplikojnë si nomad digjital në vendin tonë.
Por Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, sqaroi se aplikuesit do kalojnë një filtër të pastërtisë së figurës dhe garantoi se i vetmi favor do të jetë përjashtimi nga sistemi tatimor për 1 vit, por ata do ti nënshtrohen respektimit të ligjeve të vendit tonë.
"Ne shpresojmë që nomadët digjital, 1 vit pasi të kenë punuar në Shqipëri, të jenë njohur me mjedisin miqësore për binzesin, teknologjinë dhe facilitetet e tjera, të investojnë në vendin tonë", tha Bilali.
Kujtojmë se qëllimi i ligjit të Start Up-eve është krijimi i një kuadri rregullator për zhvillimin e startup-eve në dobi të zhvillimit ekonomik. Po ashtu përcakton kriteret bazë dhe procedurat për zhvillimin, monitorimin e startup-eve dhe lehtëson hyrjen në treg të bizneseve me ide inovatore.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sipërmarrësit bashkohen në 'Tirana Slush’D' për të transformuar ekosistemin e startup-eve, Veliaj: Liria për të krijuar dhe guxuar, themeli i suksesit
26 Tetor, 10:27
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në Grant 2024, ministrja Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et
1 Prill, 21:15
-
Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP! Alternativa më e mirë për gratë sipërmarrëse!
7 Mars, 12:00
-
Hapet thirrja për start up-et, Ibrahimaj: Financim deri në 9 mln lekë për idetë më të mira! Ja hapat që duhet të ndiqni
17 Shkurt, 12:39
-
Grant për Start up-et, kriteret kush mund të aplikojë, deri te shpallja e përfituesve
9 Shkurt, 08:00
-
Pse Kultura me Ekonominë?
9 Janar, 13:33
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator 2023, 08:28
-
Bilali kritika Enio Jaços: S'je objektiv në qëndrim, s'ka kompani amerikane që janë penguar të investojnë nga klima e biznesit në Shqipëri
29 Korrik 2023, 10:10
-
VKM/ Ngrihet agjencia e ‘Start Up Albania’, mbështet të rinjtë! Në fokus sipërmarrësit e IT, i paguajnë shtetit vetëm pagë minimale pavarësisht rrogës
26 Korrik 2023, 13:00
-
Shqipëria, destinacioni i ri i nomadëve digjitalë
7 Korrik 2023, 12:47
-
Pas VKM, qeveria ligj për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Drafti: Ndërtuesi riblen pjesën pa leje me çmim tregu
5 Korrik 2023, 16:15
Shume gabim perjashtimi nje vjecar nga taksat.Nje gjysem takse mund te ishte me i pershtatshem.Pse e them kete?-Sepse ne fund te vitit /pa taksa/ keta /nomade/ e /start-up/-esh mund t'a mbyllin /biznesin/ dhe te fillojne prape vitin tjeter,nje tjeter /biznes/ pa lidhje me te parin,por duke perdorur te njejtat /privilegje ligjore/ dhe te evitojne prape taksat dhe kjo mund te vazhdoje ne infinit.
Përgjigju