Disa nga nenet e ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e cila bënë publik vendimin e pranimit pjesërisht të padisë së depozituar nga gjyqtarët një ditë më parë.
Sipas gjyqtarëve, Kushtetuesja ka gjetur të papajtueshme nenet të cilat lidhen me moshën e daljes në pension të gjyqtarëve e cila në statusin e ri ishte e papërcaktuar, masat displinore, kompentencat që kishte kreu i gjykatës, transferimet pa pëlqim dhe papajtueshmërinë ambientale.
Kushtetuesja ende nuk ka dhënë një vendim të argumentuar për të kuptuar se si do veprohet me ligjin për statusin pasi prej 4 muajsh ai është në fuqi, por në këtë mënyrë mbetet për t'u parë funksionimi i organeve të drejtësisë.
Dy ditë më parë kjo gjykatë hodhi poshtë kërkesën e gjyqtarëve për pezullimin e këtij ligji deri në një vendim të formës së prerë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com