Teatri/ Paralajmërimi i Bashës: Nëse i vini minat godinës, ne do t'jua vemë kullave tuaja

Tiranë- Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sërish tek ligjin për Teatrin Kombëtar. Sipas Bashës, ky ligj është atentat ndaj lirive të qytetarëve, dhe iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë për shembjen e godinës.

Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po realizon ëndrrën e tij 20-vjeçare me këtë projekt që Basha e etiketoi si "mafioz", pasi me këtë ligj po favorizon kompaninë private për afera korruptive

Basha ashpërsoi tonet kur tha se nëse mazhoranca socialiste kalon ligjin që i "vë minat" godinës së teatrit, atëherë opozita do t'i vendosë minat kullave që sipas kryedemokratit do ndërtohen në truallin e Teatrit. 

Këta gjejnë çdo sebep të rremë për të çuar deri në fund aferën. PD e konsideron aferën si një atentat me pasoja fatale për liritë dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. Popullit i lind e drejta të rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat, jo për ta mbrojtur, por që fati i Teatrit të mos iu vijë në shtëpitë e tyre, në oborret e tyre. Çdo veprim i kompanisë private shpk dhe çdo entiteti tjetër do jetë subjekt i një ligji Antimafia. Nëse guxoni ti vini mina Teatrit Kombëtar do t’ja vëmë edhe kullave tuaja me ligj.

Në vendet demokratike, ligjet respektojnë 3 parime të përgjithshme: të sigurisë, barazisë dhe universalitetit. Kjo do të thotë që asnjë ligj s’mund të ndërtohet në mënyrë të atillë që trajton një instrument të veçantë, se na çon drejt arbitraritetit. KE, BE, OSBE, Komisioni i Venecias e vlerësojnë parimin e gjeneralitetit të ligjit, se s’mund të bësh ligj për një person të veçantë. Normat janë të përgjithshme. Shkelja e këtij parimi duhet të ishte këmbanë alarmi dhe unë habitem se si nuk kemi një reagim nga Këshilli i Europës. Por kemi një reagim nga një institucion i rëndësishëm i trashëgimive kulturore Europa Nostra.  Ajo e konsideron Teatrin pjesë e trashëgimisë kulturore europiane. Edi Rama dhe lakejtë e tij janë sulur për të shkulur kompleksin e Teatrin me të gjithë historinë e tij. Tentativa për këto kulla është marrë para 20 vitesh kur Edi Rama ishte ministër Kulture, se duhet t’i themi 18-vjeçarëve që Edi Rama ka 20 vite në politikë.  Nuk ka hequr dorë, dhe prej ditës së parë në karrigen e kryeministrit, ka hedhur hapat për realizimin e ëndrrës së tij. Është projekt mafioz se fiton para, do fitohen 205 milionë euro.

Lulzim Basha, Kryetari  i Partisë Demokratike

Më tej Basha tha se fotot që kanë dalë në media për rrënimin e godinës aktuale të Teatrit. Basha tha se janë policët e Bashkisë që hapin gropa për të “manipuluar” opinionin publik.

Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalibanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta të rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat për të parandaluar që nesër fati i teatrit t’i vije te shtëpia e tyre, vendi i punës dhe liritë e tyre.

Lulzim Basha, Kryetari  i Partisë Demokratike

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 20/07/2018 20:52

    Ik ore pjerdhu kerric

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/07/2018 16:25

    Ti qe kercenon,o deshtak I politikes;nga ty nuk ka frik askush, sepse je nje cop mut ne SHI,asgje me teper,shko dhe pershendete kole tomen se do te te marre me vehte o PLEHER.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 20/07/2018 15:53

    O Luli shko ne Holland më se miri për ty, sepese nuk ke asnje shans për të marr ti pushtetin, prandaj para se te hapen dosjet e 21 janarit dhe ajo e rruges se kombit më mire shko se ke letesira, populli e di shum mire se si vjerri jot ndertoj te gjithe ate Pallat, prandaj ti mos kujto se populli ha bar.

    Përgjigju
  • Qoqja: 20/07/2018 15:11

    A I DIN RREGULLAT DEMIKRATIKE O HOLLANDEZ PA FAR ? KU THUHET QE PAKICA UDHEHEQ SHUMICEN .? O HOLLANDEZ TI TE HA M*N SE KUR ZAPTOVE SHTEPIN E OFICERAVE TU REHATU B***A DHE LE PA SHTEPI GJITH ATE ARMATE OFICERESH QE PUNUAN ME DJERS E GJAK PER ATDHEUN .KISHTE RREGULL PER TA MAR APO MORET FIRMEN E MAJMUN BUJARIT DHE TE FALA LUGJIT .MBLIDH MEND SE CDO DITE QE VJEN NA NXJERR NGA NJE MASKARALLUK SA PER SHKATRRIMET QE THUA TE FALA FLOKEVE SE KA DAJA BICAK .

    Përgjigju
  • Vladislovviç: 20/07/2018 13:59

    Ik o tradhtar Shqiprie se ti je agjenda e Serbve. Urdher menjeher per arrestimin e Lulit. Ka per te ber vrasjet e shekullit

    Përgjigju
  • Shtetari: 20/07/2018 13:51

    o lulezime si shume po te kruhet Bytha o shalngjitur do hash na nji min qe ke per tu bo copa cika boll po flet me organizu popullin se populli eshte kundershtari me i madh i joti dhe i familjes kriminale Berishjane Kujdes se po ju vjen rradha ne Drejtesine e Re per gjemat qe keni bere Tratheti Kombetare vjedhje pasurise Kombetare Vrasjen e popullit ne protestat popullore

    Përgjigju
  • tonin: 20/07/2018 13:33

    do tua vesh minat nga burgu..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike