Ligji për Teatrin/ Braimllari në Report Tv: Shkelje e Kushtetutës, Rama e ka kthyer vendin në pronë private

I ftuar në studion e Report Tv, ishte deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i cili foli mbi dekretin e presidentit për ndyshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar.

Braimllari theksoi se ajo që ndodhi sot në Komisionin e Veprimatarisë Prodhuese, ishte një hajdutëri, një ligj klientelist. Sipas Braimllarit, maxhoranca sot shkeli parimet e kushtetutës, duke dekretuar ligjin për Teatrin. Nga ana tjetër deputeti i LSI-së, akuzoi kryeministrin Rama se po e kthen vendin në pronë private.

Sot është votuar dekreti i presidentit, janë reflektuar tek ligji i ri të gjitha problematikat që ka sjellë ky ligji ?

Ajo çka ka ndodh sot, gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartazi ligji që kjo maxhorancë votoi 2 muaj më parë për të  kaluar pronën e teatrit tek një kompani private, që totalisht është një ligj klientelist. Sot maxhoranca ka hedhur poshtë vetveten, sepse mënyra sesi u bën ligji, në shkelje të rëndë me kushtetutën, në shkelje me parimet e konkurrencës. Tashmë kjo maxhorancë përdor arrogancën, por sot ka treguar haptazi vjedhjen dhe ligjërimin e pronës publike. Por kjo gjë nuk funksionon. Edi Rama po e kthen vendin në pronë private. Vendi është pa gjykatë kushtetuese sepse kryeministrit tonë , nuk i intereson kjo gjë. Sot ky komision duhej të shprehej nëse ishte pro apo kundër, jo t dekretonte ligjin. Opozita thjesht ka kërkuar që të funksionojnë institucionet, gjykata kushtetuese. 

Pozicioni i LSI, ju ishit kundër ligjit se përjashtonte garën për kompanitë e tjera, apo ju nuk doni të mbështesni artistët që lejojnë prishjen e teatrit?

LSI nuk ka qene kundër një teatri të ri, sepse artistët e meritojnë një teatër të ri, i cili ruan identitetin e tij. I përgëzoj artistët që protestuan për prishjen e teatrit. Sot nuk mund të diskutohet drafti i ri.Ky ligj prekte garën dhe kushtetueshmërinë e vendit dhe nxorri në pah arrogancën e maxhorancës shqiptare. 

A do ketë një rikthim të opozitës në Kuvend?

Ne nuk bojkotojmë kuvendin, por ne duhet të thjemi që kjo maxhorancë mashtroi hapur shqiptarët, ky mashtrim reflektohet në gjithë funksionimin e kësaj maxhorance. Sot ishte ç'montimi i parë, kjo arrogancë e kësaj qeverie ka sjellë shumë pasoja të rënda për vendin.vendi sot përballet me një kriminalitet në rritje. Kjo është e turpshme.

Do riktheheni në parlament?

Do të jetë në vendim i grupeve parlamentare, nesër do ketë një diskutim mbi këtë çështje.

Vetingu i politikanëve, ku është pozicioni i LSI për këtë?

Absolutisht jemi pro një vetingu për politikanët. Sot kryeministri i vendit nuk është në fazën kur duhet të bëjë lojëra fjalësh, ai duhet të thojë nëse është pro apo kundër këtij vetingu. Sot Shqipëria ka nevojë emergjente për t’u pastruar nga krimi i organizuar. Nuk jemi të gëzuar ne si opozitë kur flitet për krimin e organizuar. 

Pse nuk i ngrini ju institucionet e drejtësisë, si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve ?

Sepse kryeministri nuk i do këto institucione, ky i ka shkatërruar këto institucione. Nëse ka vullnet për ti shërbyer vendit është shumë e thjeshtë, por ai zgjodhi prokuroren e përgjithshme, me mënyrën e vet dhe akoma nuk ka dalë dikush para drejtësisë.  Këto dy institucione duhen ngritur urgjentisht, maxhoranca kontrollon dhe drejton sistemin e vetingut. Kemi fakte konkrete që gjyqtarë nuk janë kontrolluar dhe kanë kaluar vetingun.

Çdo debat shkakton reagim, në LSI keni skepticizëm ?

Ky argument hidhet në treg nga përfaqësuesit e maxhorancës, për të përçarë opozitën, sepse i vetmi interes për të qëndruar në pushtet, është përcarja e opozitës. Objektivi ynë është i qartë. Ne na  bashkon një emër: lufta për të kundërshtuar këtë qeveri. Çdo përpjekje e maxhorancës për të përçarë opozitën, është e dështuar, sot ne jemi më të bashkuar se kurrë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë