Ligji për vettingun, Hysi i përgjigjet
opozitës: Shqyrtimi nisi në 6 korrik

Ligji për vettingun, Hysi i përgjigjet<br />opozitës: Shqyrtimi nisi në 6 korrik
Anëtarja e PS në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, Vasilika Hysi ka mohuar deklaratat e PD se janë njohur me projektligjin për vettingun vetëm dy ditët e fundit.

 Nëpërmjet një postimi në FB, Vasili Hysi deklaron se projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve kemi filluar ta shqyrtojmë prej datës 6 korrik 2016 dhe procesverbalet e mbledhjes mund të lexohen në internet.

Projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kemi filluar ta shqyrtojmë prej datës 6 korrik 2016. Për ata që duan të njohin të vërtetën për paketën ligjore të reformës në drejtësi: projektligjet e paketës së reformës në drejtësi janë prezantuar në komision më datë 20 qershor 2016: shqyrtimi në parim, relatimi dhe pyetjet, diskutimi nen për nen është kryer gjatë periudhës 22 qershor deri 15 korrik 2016. Miratimi në tërësi u la për të reflektuar përfundimet e dialogut politik në Kushtetutë. Kush nuk e beson këtë le të lexojë procesverbalet e mbledhjes në internet”, shkruan Hysi.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv