Ligji që përjashton banorët e Unazës së Re nga shpronësimet u miratua nga Berisha dhe Basha që në 2006

Ligji që përjashton banorët e Unazës së Re nga shpronësimet u miratua nga Berisha dhe Basha që në 2006

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Në një kohë që Partia Demokratike po organizon protestat te Unaza e Madhe kundër projektit për ndërtimin edhe të aksit të mbetur të saj, me argumentin se preken objekte ndërtimi, bashkia e Tiranës deklaron se është vetë kjo forcë politike që në kohën kur ishte në pushtet ka vendosur moslegalizimin e tyre.

Në kohën e qeverisë “Berisha”, do të miratohej ligji për legalizimet duke vendosur se të gjitha objektet që pengojnë projektet e rëndësishme infrastrukturore, sikurse janë edhe ato tek Unaza e Madhe, përjashtohen nga procesi i legalizimit.

Kjo periudhë, sipas bashkisë së Tiranës përkon pikërisht me kohën kur kreu aktual i PD, Lulzim Basha ishte pikërisht ministër i Transportit në qeverinë “Berisha” (shtator 2005 – Maj 2007), duke qenë edhe një nga firmëtarët e këtij vendimi në mbledhjen e qeverisë duke qenë një organ që merr vendime kolegjiale.

Bazuar në nenin 39 të Ligjit Nr. 9482, Datë 03.04.2006 “Për legalizimin” të miratuar në kohën kur të djathtët ishin në pushtet, janë përjashtuar nga procesi i legalizimit e për pasojë qytetarët nuk shpronësohen e nuk marrin vlerën e banesave dhe bizneseve të tyre.

“Përjashtimi nga legalizimi Ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi në ndërtimet me leje që, në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kulturës nuk legalizohen. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni i zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtimet me leje, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet shprehimisht në ligjin e miratuar në dy vitet e para të qeverisjes së Berishës.

Ndërkohë,  inicimi i këtij projekti për realizimin e Unazës së Madhe, si projekt-ide daton që në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit dhe realizimi daton që në vitin 1996. Pikërisht, në segmentin rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, me një projekt të hartuar në atë kohë nga ISPN2 (Instituti i Studim Projektim Ndërtim 2), për arsye financimi dhe të tjera në atë kohë nuk u realizua në zbatim. Sipas saj, ky projekt është miratuar nga Bashkia e Tiranës edhe në vitin 2012, kur në krye ishte Lulzim Basha.

Ndërtimi i Unazës së Madhe do të shërbejë si lidhje me akset nacionale të rrjetit rrugor duke lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me pjesën juglindore duke krijuar avantazhe të pakrahasueshme si për trafikun në qytetin e Tiranës, por edhe lidhjen me pjesët e tjera të vendit.


Dokumenti me ligjin qe përcakton shpronësimet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 22/11/2018 17:47

    Shume ligj i drejte. E padrejte eshte mbeshtetja qe keta i japin atyre qe penalizohen nga ligji qe kane miratuar vete.

    Përgjigju
  • redi: 22/11/2018 11:55

    Ligji qe eshte miratuar qe ne 2006 per mos legalizumin e ndertimeve pa leje nga Saliu dhe Luli eshte shume i drejte dhe nuk ja nevoje per koment . Cdo njeri normal dhe i rregullt me ligjin nuk mund te ndertoje ne pronen e tjetrit ose ne ate publike . Tani ata qe bon trimin te ikin nga jane ardhur ise te blejne teusllin dhe te ndertijne me leje

    Përgjigju
  • pinoku qe qesh: 22/11/2018 11:29

    E shihni o shqiptare se si qesh njeriu me i papergjegjshem dhe hajduti numer nje ne shqiperi?E shihni fytyren e ish ministrit te brendshem qe vrau 4 njerez me duar ne xhepa ne bulevard?E shihni tavarishin e Putinit krah padrinos se madh si shkerrnitet se qeshuri,sikur po loz ne ndonje komedi?Konkluzionet i nxirrni vete per kete bukurosh pa tru dhe qe eshte prototipi i genjeshtarit,hajdutit,vrasesit dhe manipulatorit te papergjegjshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen