TIRANE - Formatimi i kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste po vijon me të njejtin intensitet, ndonëse në mënyrë ngadaltë, megjithëse po ecën përpara. Kështu dy qarqet kryesore në vend, ai i Elbasanit e ai i Korçës janë drejt përzgjedhjes së kandidatëve që do të udhëheqin listat në garën elektorale të 23 qershorit përballë bllokut të të djathtës të udhëhequr nga Berisha.

Kështu në qarkun e Elbasanit janë konsoliduar në krye të listës përkatësisht Ben Blushi anëtar i kryesisë dhe i deleguar i këtij forumi drejtues të PS, i cili e udhëheq këtë listë. Ndërkohë që menjëherë pas tij vjen deputeti aktual dhe sekretari zgjedhor në PS Damjan Gjiknuri.

Pas Gjiknurit në listë është pozicionuar prurja e re e PS, tashmë e propozuar nga kreu i PS Rama, dekania e Universitetit të Elbasanit Evis Kushi. Pas Kushit, prezantimi i të cilës ngjalli shumë debate aq sa u përfshni dhe vetë kryetarja e Kuvendit në këtë vorbull, duke publikuar listën ku kishte firmosur ajo kundër Ramës për të votuar tre ligjet e integrimit, vjen ish-gazetari i mirënjohur Alfred Peza.

Ndërkohë që pas Pezës në vendin e pestë është renditur deputeti aktual dhe sekretari i Asamblesë e i grupit të PS, Taulant Balla. Pas largimit të Valentina Leskajt drejt Vlorës, nuk ka ndonjë përpjekje për të futur në vende prioritare në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit të disa nga deputetët aktualë, qofshin këto dhe femra.

Ndërkohë që në qarkun e Korçës thuajse është mbyllur kryesimi i listës së kandidatëve për deputetë. Kështu në krye të listës është Pandeli Majko, ish-kryeministër i vendit e deputet aktual në këtë qark, në vend të dytë është Bashkim Fino ish-kryeministër e deputet në qarkun e Fierit.

Olta Xhaçka kryetare e FGS, deputete në këtë qark dhe e përfolur si kandidate potenciale për të qënë në listën priorioritare të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, me sa duket është lënë sërish në qarkun e Korçës dhe pozicionohet në vendin e tretë në listën e kandidatëve në këtë qark.

Ndërkohë që pas saj në vendin e katërt renditet Ilir Pedavinji, kreu i PS të qytetit të Korçës, ndërsa në vendin e pestë renditet Ylli Ziçishti mjeku i njohur korçar. Ndërkohë që pritet të përcaktohen dhe kandidatët tjerë.

Nga ana tjetër deri më tani janë përcaktuar kryesimi i listave të kandidatëve në qarqet Lezhë, Dibër, Kukës, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Fier, pritet Shkodra, ndërsa në Tiranë mendohet të jetë kreu i PS Rama.


QARKU KORÇË

Pandeli Majko
Bashkim Fino
Olta Xhaçka
Ilir Pedavinji
Ilir Xhakolli
Ylli Ziçishti

QARKU ELBASAN

Ben Blushi
Damjan Gjiknuri
Evis Kushi
Alfred Peza
Taulant Balla

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)